in

Cologne. Humbet paratë në videopoker, e shkatërron e rreh pronarin e lokalit

Arrestohen katër shqiptarë rezidentë në Palazzolo sull’Oglio për plagosje, kërcënime, dëmtime dhe rezistencë ndaj forcave të rendit

Romë, 8 korrik 2012 – Humbet paratë në videopoker dhe ia nxjerr inatin makinetës së lojës duke e shkatërruar. E meqë inati nuk i ka dalë, bashkë me tre shokë i hyjnë titullarit të lokalit që u kish këshilluar të dilnin. Ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në një birreri të Colognes, provinca e Brescias, dhe protagonistë kanë qenë katër shqiptarë, të cilëve u bëhen të ditura vetëm inicialet (B.R. 26 vjeç, B.L. 33 vjeç, B.A. 37 vjeç e B.S. 25) dhe që janë që të gjithë rezidentë në Palazzolo sull’Oglio.

Duket se gjithçka lindi nga njëri prej tyre, B.A., që pasi ka humbur një shumë të konsiderueshme, ka marrë me grushta ekranin e videolojës duke e bërë copë-copë. Pronari i lokalit e ka këshilluar të dalë, por B.A. më parë ka kthyer me këmbët në ajër një tavolinë, pastaj i ka dhënë një grusht pronarit. Tre miqtë e B.A., edhe këta shqiptarë, i kanë hyrë pronarit me grushta, shkelma e karrike. Një punonjës i lokalit ka ndërhyrë për të ndalur agresionin dhe katër shqiptarët kanë dalë duke u rënë me shufra hekuri vitrinave të birrerisë dhe duke thyer xhamat e dy makinave të parkuara. Më pas kanë hipur në Mercedesin e tyre e janë larguar.

Falë ndërhyrjes së pesë patrullave të karabinierëve, katërshja u ndalua në Palazzolo dell’Oglio. Duket se kanë reaguar me dhunë edhe ndaj karabinierëve që më në fund i arrestuan me një sërë akuzash: për bashkëpunim në rezistencë e kërcënim të zyrtarëve të shtetit, për grindje, kërcënime, lëndim personash, dëmtime në rrethana rënduese.

Lexo edhe: Humbet paratë e qirasë në videopoker dhe e shkatërron. Dënohet me 4 muaj burg Alfons Dashaj

 

I kërkuari nga drejtësia italiane me pushime në Lignano, arrestohet me identitet të ri

Mbrëmja e Artit në Firence, vitrinë për artistët e rinj e për promovimin e bashkëpunimit mes shoqatave