in

ConALtri, shoqata më e re e Triestes

Lind në Trieste “CONALTRI – KONGRESI SHQIPTAR TRIESTE 2013”, shoqatë për celebrimin e qindvjetorit të Kongresit shqiptar të Triestes (1-4 Mars 1913) dhe të qindvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntor 1912).

Nga 1 deri 4 marsi 1913 u mbajt ne kryeqendrën xhuliane “Kongresi shqiptar i Triestes” tek pallati Dreher, sot pallati i Burses. “Kongresi shqiptar i Triestes” u mbajt si rrjedhojë e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 për të vendosur statusin dhe formën e qeverisjes së shtetit të ri të vendit të shqipeve. Me këtë rast erdhën në Trieste patriotë të shumtë shqiptarë nga Ballkani, Amerika, Turqia, Italia.

Rëndësia e kongresit tregohej dhe nga pjesëmarrja e personazheve të ndritur të historisë shqiptare (Terenzio Tocci, Fuat Toptani, Fan S.Noli etj) dhe nga prania e shumë gazetarëve që kishin ardhur për këtë ngjarje nga kryeqytetet më të rëndësishme europiane.
Për të celebruar dhe kujtuar këto dy ngjarje historike të rëndësishme për Shqipërinë (pra të kongresit shqiptar të Triestes dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë) është themeluar në Trieste një shoqatë e posaçme CONALTRI – “Congresso Albanesi a Trieste 2013”.

“ConALtri” dëshiron të jetë “një pikë referimi dhe bashkimi për të gjithë diasporën shqiptare dhe joshqiptare”, promovuese e “traditave dhe kulturës shqiptare nëpërmjet manifestimeve dhe aktiviteteve te karakterit socio-kulturor, historik dhe shkencor” dhe në përfundim, çast analizimi, përballjeje dhe njohjeje për komunitetin shqiptar.

Akti i themelimit të shoqatës është firmosur më 21 shtator 2010 në Buffet Borsa pikërisht në sallën në brendësi të pallatit te burses, antikisht i quajtur pallati Dreher ku ne 1913 u mbajt kongresi shqiptar.
Këshilli drejtues i shoqatës ConALtri përbëhet nga kryetari, Ing. Giuseppe Razza, zv/kryetar, Dott. Herald Qyqja, dhe sekretar, C.te Palolo Muner.

ConAltri është një shoqatë e hapur ndaj të gjithë atyre që do t’u pëlqente të bashkëpunojnë për këto dy ngjarje të rëndësishme.

Për çdo informacion ose adezion kontaktoni në: conaltri@gmail.com

Studenti albanesi, tra difficoltà quotidiane e opportunità di studio

Puthja e shtrenjtë