in

Cremona. Vdes në aksident rrugor 27-vjeçari Blini

Makina përplaset me forcë pas guard rail-it: Erlis Blini që e ngiste mbetet i vdekur në vend. Është plagosur lehtë një shqiptar tjetër që udhëtonte me të

Romë, 28 tetor 2013 – Rreth orës 1.30 të natës mes të shtunës e të dielës një aksident rrugor në rrugën kombëtare që lidh Cremonën me Milanon i ka marrë jetën një 27-vjeçari shqiptar.

Makina, një Mercedes, duket se ka hyrë me shpejtësi në një kthesë dhe ka përfunduar në brezin e kundërt të rrugës ku është përplasur me shumë forcë pas guard rail-it.

Ka mbetur i vdekur në vend Erlis Blini, 27 vjeç që drejtonte veturën, ndërsa një shqiptar tjetër që ishte me të, R.D. 21 vjeç, rezident në Belgjikë, është plagosur lehtë.

Agjentë të policisë rrugore kanë nisur punën për zbardhjen e dinamikës së aksidentit. Sipas dëshmive të para, makina udhëtonte me shpejtësi të lartë, që duhet të ketë qenë shkaku i humbjes së kontrollit.

Lega: “Referendum kundër punësimit në shtet të imigrantëve”

Prokurori i Novarës: “Kohë e humbur të nxjerrësh në gjyq klandestinët”