in

Cuneo. Vdes me infarkt vogëlushi 10-vjeçar

Kristan Doci çua me urgjencë në gjendje kritike në spitalin Santa Croce të Cuneos pasi i ishte dhënë ndihma e shpejtë nga një ekip mjekësor në shkollë

Romë, 21 shtator 2013 – Kristan Doci, vogëlush 10 vjeç i një familjeje shqiptare në Sant’Albano Stura të provincës së Cuneos ka pasur dje një infarkt ndërsa ishte në shkollë. Edhe pse ndihma e shpejtë e specializuar i është dhënë menjëherë, vogëlushi nuk ka mundur të shpëtojë.

Kristan, që vuante nga zemra, papritur është ndier keq dhe ka rënë pa ndjenja ndërsa ishte duke lozur me shokë në oborrin e shkollës para syve të mësueseve.  Vogëlushi ka pasur një arrest kardiak dhe ndihma e shpejtë e thirrur nga shkolla e ka rianimuar, i kanë vënë tupa për ta ndihmuar me frymëmarrjen artificiale dhe e ka nisur me heliambulancë në gjendje shumë kritike në spitalin Santa Croce të Cuneos. Por me të mbërritur këtu, vogëlushi ka ndërruar jetë.

 

Studente straniero? L’Accademia delle Belle Arti di Roma costa 1.000 euro in più

Savona. Merrnin padrejtësisht pensionin social, paditen 19 të huaj