in

Dëbimet. Dhoma e deputetëve miraton rregullat e reja

Më 14 korrik u miratua në Dhomën e Deputetëve konvertimi në ligj i dekreti mbi dëbimet dhe qëndrimin në Cie. Teksti kalon në Senat. Komisioni i Çështjeve kushtetuese i Senatit do të nisë më 19 korrik shqyrtimin e tij

Romë, 18 korrik 2011 – Dhoma e Deputetëve miratoi javën e shkuar, me votën kundër të PD-së, Italisë së Vlerave, dhe Polit të Tretë, konvertimin në  ligj të dekretit që ndryshon rregullat për dëbimet e shtetasve jokomunitarë dhe komunitarë, dhe për zgjatjen e qëndrimit të klandestinëve në qendrat e identifikimit dhe të dëbimit.

Me dekretin e miratuar nga qeveria në mes të muajit të shkuar e të ardhur në fuqi më 24 qershor, qeveria italiane, zyrtarisht u është përshtatur udhëzimeve të BE-së mbi dëbimet. E bëri duke përforcuar linjën e ashpër mbi arrestimet dhe riatdhesimin e klandestinëve, që shpesh është vënë në pikëpyetje nga gjykatësit italianë dhe nga një sentencë e kohëve të fundit të Gjykatës së drejtësisë së BE-së.

Mund të dëbohen menjëherë, duke i shoqëruar në kufi, klandestinët që konsiderohen të rrezikshëm, ata që mund të largohen pa lënë gjurmë dhe ata që nuk respektojnë fletën e dëbimit.

Të gjithë të tjerët do të urdhërohen të largohen nga Italia brenda pak ditëve, por policia do të mund të kontrollojë në mënyra të ndryshme që ata të zbatojnë urdhrin.

Veç këtyre, dekreti ka trefishuar, duke çuar nga 6 në 18 muaj, kohën maksimale të qëndrimit në Cie, Qendrat e identifikimit dhe të dëbimit, masë kjo që mund të çojë drejt bllokimit të strukturave të pakta ekzistuese, duke shtuar kështu problemet dhe protestat e revoltat e personave që mbahen në to.

Risia e fundit ka të bëjë me shtetasit komunitarë: nëse nuk plotësojnë kriteret për të qëndruar në Itali dhe nuk respektojnë fletën e dëbimit, do të riatdhesohen me forcë.

Rregullat e reja tashmë kanë mbërritur në Senat. duke nisur nga 19 korriku, Komisioni për Çështjet Kushtetuese do t’i dedikohet konvertimit në ligj të dekretit.

Lexo edhe: Rregulla të reja mbi dëbimet

Xhufi: “Ligji i regjistrimit, antikushtetues e pro qarqeve greke

Dhunë seksuale në familje. Arrestohet një 37vjeçar