in

Dhunë seksuale në familje. Arrestohet një 37vjeçar

Keqtrajtime ndaj të shoqes dhe të birit, abuzime seksuale me të bijat. Përfundon në burg një 37vjeçar shqiptar me banim në zonën e Salentos

Lecce, 18 korrik 2011 – Agjentë të forcave të policisë kanë arrestuar sot një 37 vjeçar  shqiptar me banim në Carmiano (në Salento) për dhunë seksuale dhe keqtrajtime ndaj familjarëve dhe e kanë mbyllur në burg.  Urdhri i arrestit u lëshua nga Gjykata e Lecces me kërkesë të Prokurorisë sepse pas hetimesh të gjata e të ndërlikuara, është zbardhur që 37vjeçari (emri i të cilit) keqtrajtonte dhe ushtronte dhunë seksuale mbi të shoqen dhe dy vajzat e tij të mitura (vetëm 9 dhe 11 vjeçe), të cilat edhe i kërcënonte që të mos tregonin ç’ndodhte.

Hetimet kanë nisur pas një denoncimi të të shoqes, qytetare italiane, e cila ka rrëfyer jetën e saj pranë një personi të dhunshëm, që pinte, që e rrihte për motive të dobëta dhe e detyronte të bënte dashuri edhe pa dëshirën e saj. E shoqja ka treguar gjithashtu se së fundi ka marrë vesh edhe për çka u ndodhte të bijave.

Gjatë hetimeve janë marrë në pyetje edhe tre fëmijët e çiftit, dy vajzat dhe djali, që të tre në moshë të mitur, që kanë treguar një histori të tmerrshme dhe të dhimbshme. Vajzat kanë treguar për abuzimet seksuale të të atit kur e ëma nuk ishte në shtëpi, ndërsa djali për rrahjen e përditshme edhe për hiçgjë.

 

Dëbimet. Dhoma e deputetëve miraton rregullat e reja

Sanatoria 2009. Gjykata: “U diskriminuan mijëra imigrantë”