in

Dëbimi. Si të mësoj nëse jam akoma i sinjalizuar

Vite më parë kam marrë një dëbim nga Italia. Dua të kthehem por më kanë thënë se më parë duhet të verifikoj nëse emri im është futur në arkiivin e policisë. Si mund të mësoj nëse rezultoj akoma i sinjalizuar?

Me heqjen e kufijve të brendshëm, vendet që bëjnë pjesë në zonën Schengen kanë ngritur një sistem informimi të vetëm, të dobishëm jo vetëm për kontrollin e përbashkët të hyrjeve të personave në territorin Schengen por edhe të domosdoshëm për sigurinë e territorit të vendeve anëtare.

Ky sistem, që njihet me siglën S.I.S. që do të thotë “Sistemi i Informacionit Schengen”, është një arkiv i përbashkët i të gjitha vendeve të hapësirës Schengen, i krijuar me qëllimin e mbajtjes së një niveli të pëlqyeshëm sigurie në të cilin futen, mes informacioneve të ndryshme, edhe emrat e personave të dëbuar nga një prej vendeve anëtare.

Në fakt në sistem arkivohen të dhënat personale të këtyre kategorive:

  • Persona të kërkuar apo të mbikëqyrur nga shërbimet e policisë,
  • Persona të zhdukur apo që duhet të mbahen nën mbrojtje, veçanërisht të mitur,
  • Persona që nuk janë shtetas të një vendi anëtar të hapësirës Schengen të cilëve u ndalohet hyrja në territorin Schengen.

Për të garantuar mbrojtjen e të dhënave, të interesuarve, qofshin këta shtetas të BE-së apo jo, u njihen të drejtat e mëposhtme:

  • E drejta e qasjes në informacionet e veta të arkivuara nga S.I.S.,
  • E drejta e ratifikimit kur të dhënat janë arkivuar bazuar mbi një gabim të drejte apo material,
  • E drejta e propozimit të një akti autoriteteve kompetente për të përfituar ratifikimin apo heqjen e të dhënave të pasakta, apo edhe ndonjë dëmshpërblim të mundshëm.

Në rastin konkret, i interesuari ka të drejtë të kërkojë informacion për të ditur nëse emri i tij rezulton i sinjalizuar në S.I.S. Kërkesa bëhet me shkrim në një nga gjuhët: italisht, anglisht, frëngjisht ose gjermanisht. Në rast se i interesuari nuk mund të paraqesë personalisht kërkesën, mund të prokurojë dikë. Është e domosdoshme, sidoqoftë, t’i bashkëngjitet kërkesës një kopje e dokumentit të identitetit të të interesuarit, që duhet të jetë i paskaduar. Në brendësi të tekstit të kërkesës nuk duhet harruar të shënohet një adresë e të interesuarit ku ky i fundit dëshiron t’i mbërrijë përgjigjja.

Në radhë të parë, kërkesa me shkrim i duhet nisur me postë Ministrisë së Brendshme italian, Departamentit të Sigurisë Publike, e më saktësisht në adresën e mëposhtme:

Ministero dell’Interno – Ufficio Coordinamento e Pianificazione FF.PP.
Divisione N.SIS
Via Torre di Mezzavia, 9
00173 Roma

Në rast se nuk kthehet një përgjigje e kënaqshme, i interesuari mund të ankohet pranë Garantit për mbrojtjen e të dhënave personale, gjithnjë me shkrim duke nisur letr në adresën:

Garante per la protezione dei dati personali
Piazza Monte Citorio, n. 121
00186 Roma

Së fundi, është mirë të kujtohet që para rihyrjes në zonën Schengen, i huaji që ka marrë një dekret dëbimi duhet të kërkojë autorizim për rihyrje para se të kthehet efektivisht në Itali.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Barka e migrantëve të shpëtuar, foto e vitit për Time

Në gjurmët e Italisë në Shqipëri