in

Deklarata për armatosje, Byroja përjashton Berishën nga Kuvendi për 10 ditë

Një grup deputetësh të PS-së iu drejtuan dje Byrosë së Kuvendit, duke i kërkuar marrjen e masave për deputetin ish kryeministrin e ish presidentin Sali Berisha, i cili gjatë seancës së fundit u shpreh për armatosjen e civilëve, të  cilët sipas tij, janë të pambrojtur, pasi qeveria është e lidhur ngushtë me krimin

Tiranë, 22 prill 2016 – Byroja e Kuvendit vendosi të premten që të përjashtojë deputetin Sali Berisha për dhjetë nga jeta parlamentare, pas deklaratave të tij për ‘Armatosje të qytetarëve’, gjatë seancës së fundit plenare.

Pas mbledhjes, anëtari i opozitës në Byro, deputeti demokrat, Edmond Spaho, tha se “kërkesa e bërë nga maxhoranca është një tentativë e turpshme për të manipuluar një citim të Berishës dje në seancë, i cili, ju kujtoi qytetarëve shqiptarë se janë të pambrojtur nga kjo qeveri, për sa kohë ajo është e lidhur ngushtë me krimin”.

Ndërsa përfaqësuesi i maxhorancës, deputeti socialist Taulant Balla, tha se me deklaratat e djeshme Sali Berisha i provoi të gjithë shqiptarëve se në këto 25 vjet nuk ja dashur të mirën këtij vendi.

Balla tha se deklaratat e djeshme të ish-kryeministrit shkojnë përtej kufijve ligjorë dhe hyjnë në juridiksionin e kodit penal.
“Ne ripërsërisim apelin tonë që Prokuroria të fillojë hetimin. Deklaratat e Berishës janë mjaftueshmërisht të nevojshme që të merren në konsideratë edhe nga prokuroria, për nisjen e procedimit penal”, tha Balla. Këto deklarata, shtoi ai, nuk janë spontane dhe as të pamenduara nga Sali Berisha.

Një grup deputetësh të PS-së iu drejtuan dje Byrosë së Kuvendit, duke i kërkuar marrjen e masave për deputetin Sali Berisha, i cili gjatë seancës së fundit u shpreh për armatosjen e civilëve, të  cilët sipas tij, janë të pambrojtur, pasi qeveria është e lidhur ngushtë me krimin.

 

 

 

Kriza e refugjatëve. Samiti rajonal: Bashkëpunim më i ngushtë mes vendeve

70 vjet Vespa, motoçikleta e kthyer në legjendë