Nga e mërkura, 3 shkurt, përgatiten kërkesat për konvertimet dhe disa lloje hyrjesh që do të mund të nisen nga 9 shkurti. Për sezonalët përgatitja nga data 10 shkurt, paraqitja e kërkesave nga data 17
Romë, 1 shkurt 2016 – Gjithçka gati për flukset 2016.
Dekreti i ri mbërrin në Gazetën Zyrtare dhe ndërkaq është vendosur kalendari i përpilimit dhe i nisjes së kërkesave. Edhe këtë vit do të bëhet gjithçka online, përmes portalit të ministrisë së Brendshme https://nullaostalavoro.dlci.interno.it/, por kalendari parashikon data të ndryshme nisjeje sipas tipit të kërkesës.
Do të fillohet me konvertimet në leje qëndrimi për punë të lejeqëndrimeve të lëshuara për motive të tjera dhe me pak hyrjet për punë jo-sezonale të parashikuara nga dekreti, që u dedikohen atyre që kanë përfunduar programe të veçanta formimi dhe shkollimi në vendlindje apo atyre 100 punonjësve sudamerikanë me prejardhje italiane. Për këto kategori punonjësish kërkesat mund të përgatiten nga ora 9.00 e 3 shkurtit por do të nisen (gjithnjë online) duke filluar nga 9 shkurti.
Javën e ardhshme do të nisë procedura për të sjellë në Itali 13 mijë punonjësit sezonalë jokomunitarë. Punëdhënësit mund të përgatisin kërkesat e punësimit nga data 10 shkurt, por për t’i nisur duhet të presin 17 shkurtin.
Gjithsesi, cilido qoftë lloji i kërkesës, nuk është e nevojshme të nxitohet. Kuotat duhet të jenë të mjaftueshme për të gjitha kërkesat e mundshme.
EP
Lexo edhe:
Dekret i ri fluksesh, thuajse i gjithi për punonjës sezonalë e konvertime lejeqëndrimesh
Dekreti i flukseve 2016. Teksti, shifrat dhe udhëzimet
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)