in

Dënime më të rënda për kë punëson klandestinë e lejeqëndrim për kë padit shfrytëzuesit

Qeveria miraton një dekret legjislativ për të përvetësuar direktivën europiane 2009/52/CE. Tani pritet mendimi i Parlamentit

Romë, 17 prill 2012 – Mbërrijnë norma më të rrepta për të gjithë ata që punësojnë klandestinë, por edhe leje qëndrimi të përkohshme për punonjësit që padisin shfrytëzuesit e tyre.

Këshilli i Ministrave ka miratuar më 16 prill një skemë dekreti për të përvetësuar direktivën evropiane 2009/52/CE mbi “Normat minimale lidhur me sanksionet dhe masat ndaj punëdhënësve që punësojnë qytetarë të vendeve të treta qëndrimi i të cilëve është i parregullt”. Tani teksti do t’i nënshtrohet gjykimit të Komisioneve Parlamentare.

Regjimi i ri sanksionues, shpjegon një komunikatë e qeverisë, parashikon që punëdhënësit që dënohet, edhe me sentencë jo përfundimtare, për veprat penale të favorizimit të imigracionit klandestin, të rekrutimit të personave për prostitucion apo për shfrytëzim të prostitucionit, apo të të miturve për t’i angazhuar në veprimtari të paligjshme, të ndërmjetësimit të paligjshëm, të shfrytëzimit të punës apo të punësimit të punonjësve pa leje qëndrimi ose me leje të skaduar, të mos i jepet mundësia të hapë sipërmarrje të reja.

Për të favorizuar nxjerrjen në dritë të paligjshmërive parashikohet, vetëm në raste të veçanta të shfrytëzimit të punës, që i huaji që paraqet padi apo bashkëpunon në procesin penal të mund të marrë një leje qëndrimi të përkohshme, të lidhur me kohëzgjatjen e procesit penal.

Parashikohet gjithashtu edhe një sistem efikas sanksionesh që godasin edhe personat juridikë që kanë pasur përfitime nga punësimi i shtetasve të huaj, qëndrimi i të cilëve është i parregullt.

Së fundi, parashikohet programim i përvitshëm i veprimtarisë së mbikëqyrjes në vendet e punës dhe komunikimi i përvitshëm nga Ministria e Punës dhe e Politikave Sociale, Komisionit Europian, i numrit të përgjithshëm të inspektimeve të kryera gjatë vitit pararendës dhe të rezultateve të këtyre kontrolleve.

Shkarko:

Direttiva 2009/52/CE. “Norme minime relative a sanzioni e a provvedimenti nei confronti di datori di lavoro che impiegano cittadini di paesi terzi il cui soggiorno è irregolare”.

Melissa, 11-vjeçarja në Sanremo Junior 2012

Autogol nga mesi i fushës