in

Dënohen në mungesë tetë shqiptarë për përdhunime e tortura

Nderim Salliu, Gëzim Gaxhja, Gëzim Bullari, Marko Kosta, Adrian Kosta, Armand Aliu, Artan Aliu e Adriatik Suli janë dënuar në mungesë për akuzat e përdhunimit, torturës dhe detyrimit të ndërprerjes së shtatzënisë së disa prostitutave

Romë, 6 shkurt 2013 – Janë dënuar me nga 16 deri në 20 vjet burg tetë shqiptarë, edhe sot e kësaj dite në kërkim, të akuzuar për përdhunimin, torturën dhe detyrimin e ndërprerjes së shtatzënisë në dëm të disa prostitutave. Këta janë Nderim Salliu, Gëzim Gaxhja, Gëzim Bullari, Marko Kosta, Adrian Kosta, Armand Aliu, Artan Aliu e Adriatik Suli, që bashkë me të tjerë italianë e shqiptarë – që janë kapur e gjyqet e të cilëve janë mbyllur më parë – kanë kryer veprat penale të shfrytëzimit të prostitucionit, përfshirë atë të të miturve, të mbajtjes në skllavëri, të sekuestrimit të personit, të favorizimit të emigracionit klandestin dhe të dhunës seksuale. Episodet për të cilat ata janë dënuar sot kanë ndodhur në vitet 1997-2002 në Latina, Sezze, Perugia, Frosinone dhe Sparanise. Sipas akuzës, disa vajza – të gjitha të reja në moshë, shqiptare, maqedonase, moldave dhe rumune – janë torturuar pa mëshirë, janë përdhunuar dhe janë detyruar të dështojnë me ndihmën e një gjinekologu të Latinës.

Gjykatësit për krimet e rënda të Latinës ka pranuarshumë nga akuzat e prokurores Eleonora Tortora dhe ka dënuar të tetë shqiptarët – Nderim Salliu, Gëzim Gaxhja, Gëzim Bullari, Marko Kosta, Adrian Kosta, Armand Aliu, Artan Aliu e Adriatik Suli – në mungesë.

La cittadinanza secondo Berlusconi: “Ius soli? Se ne può parlare. O forse no”

Test d’italiano per la carta di soggiorno. Chi lo deve fare?