in

Deputetja e ‘Agimit të Artë’: “Imigrantët qenie inferiore, sjellin sëmundje”

Janë fjalët e Eleni Zaroulias, e partisë ‘Agimi i Artë’ në parlamentin grek. Është edhe anëtare e komisionit kundër diskriminimit të Këshillit të Europës

Romë, 19 tetor 2012 – Imigrantët? “Qenie inferiore”. Është ky opinioni i shprehur nga Eleni Zaroulia, deputetja greke, e zgjedhur në rdhët e Agimit të Artë. Partia ksenofobe që qershorin e shkuar fitoi 18 vende në Parlament (për ta thënë të gjithën, është e shoqja e udhëheqësit të “Agimit të Artë, Nikolas Mihaloliakos, që kur fitoi një vend në këshillin komunal të Athinës, u prezantua me përshëndetjen romake, në një tjetër rast quajti Hitlerin “personalitet të lartë të historisë”).

Deputetët po diskutonin mbi një projekt ligji për votën e grekëve që jetojnë jashtë vendit. Zaroulia mori fjalën për të kërkuar më shumë të drejta për personat me origjinë greke që jetojnë në vende të tjera dhe që sipas saj nuk mund barazohen me imigrantët.

“Është një turp të konsiderojmë grekët si imigrantët ilegalë dhe të zgjedhim kryetarët e bashkive me votat e imigrantëve që nuk kanë asgjë të përbashkët me Greqinë e Platonit dhe të filozofëve” ka thënë deputetja e Agimit të Artë duke iu referuar faktit që në Greqi imigrantët me një farë vjetërsie rezidence mund të shkojnë të votojnë për zgjedhjet komunale.

Zaroulia ka shtuar që koalicioni qeveritës po “redukton emigrantët grekë si një qenie inferiore çfarëdo që ka pushtuar Vendin dhe ka sjellë lloj lloj sëmundjeje. Kjo është fatkeqësi. Në epokën e globalizimit, nuk është e mundur që grekët që jetojnë jashtë të mos kenë mundësi të japin mendimin e tyre mbi ngjarjet që ndodhin në Greqi. Nuk është e mundur t’i garantohet kjo e drejtë të gjithë Alive, Hasanëve, Abdylëve e shumë të tjerëve që vijnë nga botë e tretë”.

Kryetari i Parlamentit i kërkoi deputetes të kërkonte ndjesë dhe kur kjo refuzoi ndërpreu punimet dhe mblodhi deputetët e moshuar, që kanë dënuar fjalët e Zaroulia-s. E bukura është se Zaroulia mund të shprehë idetë e veta edhe në Strasburg, ku zë një vend në Këshillin e Europës dhe në mënyrë paradoksale është anëtare e Komisionit për barazinë dhe mos-diskriminimin.

EP

Sipas mediave shqiptare, shkak i arrestimit të grevistit, Konsulli i rremë italian Nicolini

Bukurije Gjonbalaj është Ambasadorja e Kosovës në Romë