in

“Det i sigurt”. Italia nis misionin humanitar në Mesdhe

Forca dhe mjete të Marinës Ushtarake janë në gatishmëri. Ministri Mauro: “Do të trefishojmë praninë në zonën jugore të Mesdheut”.

Romë, 14 tetor 2013 – Njerëzit dhe mjetet janë gati ashmë e mund të nisin që nesër misionin humanitar “det i sigurt” për t’u dhënë ndihmën e parë refugjatëve që kapërcejnë Mesdheun. Sot pasdite do të mblidhen krerët e ministrive të përfshira, ndërsa vazhdojnë polemikat mbi ligjin Bossi-Fini.

“Jemi të gatshëm të pëjmë atë që na takon” shpjegojnë nga Marina Ushtarake që ka mjete të shumta, anije por edhe avionë, të angazhuara në patrullimin e zonës mes brigjeve libike, Maltës dhe Sicilisë. “Kreu i shtabit të përgjithshëm – ka shpjeguar komandanti Alessandro Busonero – ka urdhëruar përforcimin e forcave të rreshtuara në Mesdhe që të premten e shkuar. Kemi në det anijet ushtarake Libra, Espero dhe Chimera, por edhe një helikopter dhe regjimentin San Marco të imbarkuar.

“Në pritje të mbledhjes së sotme të qeverisë, ministri i Mbrojtjes Mauro bahskë me Shtabin e përgjithshëm të Mbrojtjes po përgatisin ndërhyrjen me të cilën Italia do të kërkojë më shumë nga Evropa në mbledhjen e 24-25 tetorit. “Po shohim detajet e fundit. Deri të martën – shpjegon ministri – duhet të jetë gjithçka gati. Do të jetë një nismë krejtësisht italiane që do t’i shtohet atyre të vëna në jetë në rrang evropian përmes agjencisë Frontex. Duam t’i shpjegojmë qartë Evropës se duam të kemi rol: nuk duam të mos angazhohemi, përkundrazi të angazhohemi më shumë. Dhe t’i kërkojmë Evropës që edhe ajo të bëjë më shumë”.

“Objektivi ynë është të trefishojmë praninë tonë, me mjete e njerëz, në zonën e Mesdheut – shpjegon ministri – për një mision ushtarak e humanitar me qëllim që të reduktojmë pasojat e krizës aktuale e shkaktuar edhe për shkak të mungesës së shtetit në Libi”. Sa për kostot, Mauro ka pranuar se ende nuk dihen shifrat e sakta, por se “problemi nuk është se sa kushton: është e nevojshme të bëhet, për të përballuar emergjencën humanitare që po përjetojmë”.

Nga ministri i Infrastrukturave Maurizio Lupi vjen një sugjerim: “Meqë Lampedusa është kufiri i Evropës dhe çështja e refugjatëve ka të bëjë me të gjithë vendet e BE-së, atëherë paratë e shpenzuara drejtpërdrejt nga Italia të mos merren parasysh për paktin e stabilitetit”. “Gjëja më e mirë është që Evropa të vërë në dispozicion fonde në mënyrë që Italia të veprojë bashkë me të. Ky është mendimi im, por besoj se është edhe mendimi ynë” ka shtuar Lupi duke iu referuar qëndrimit të Qeverisë.

Redaksia Shqiptari i Italisë

Reato di clandestinità. ASGI: “Ecco perché è inutile, costoso e razzista”

Tregtarët me Qeleshe