in

Dhimbja e Shkodrës për bijtë e 9 janarit 2004

Dhimbje dhe vetem dhimbje shqiptareve u takon? Sepse nje jete me te mire kerkojne? Nje dite mbasdite, skafe te mbushur plot duan detin te kalojne, ate naten e 9 janarit qe dimri i ftohte kish filluar me bore e shi,  i ftohti kishte ngrire rruget e botes. Ate nate shume njerez te rinj vendosen qe te largohen larg vendit te tyre me plot ankth dhe shprese se do te kalojne detin, te gjalle apo te vdekur, por ne televizion me te shpejte u dha lajmi i jashtezakonshem dhe i tronditur nga te gjithe shqiptaret, po çfare, çfare po ndodhte ate nate? Nje telefonate drejtperdrejt ne televizion dha alarmin se po mbyteshin 30 persona ne gomone ne detin Jon dhe kerkonin ndihme qe te shpetonin jeten e tyre. Ne mbetem te ngrire nga kjo fatkeqesi ndaj pika loti filluan te rridhnin duke degjuar me vemendje çdo lajm, nese ata do te shpetonin nga ai det i mallkuar. Per ne shqiptaret po perseritej historia e mbytjeve ne det. Ai det po merrte shume te rinj e te reja dhe shume femije qe donin te lulezonin jeten e tyre neper rruget e botes, po merrte jete njerezish e nuk po kishte meshire per ta.

“Kerkojme ndihme” perserit telefonata me shpresen qe dikush te shkoje dhe t’i mbroje nga i ftohti ne mesin e detit Jon, kerkojme ndihme dhe presin çast, minute, ore qe te shkoje ndokush t’i ndihmoje dhe t’i shpetoje nga deti, por dallget e medha nuk i lejojne qe ata te jetojne, nuk lejojne anije dhe helikoptere te afrohen prane tyre, prandaj jeta e tyre qendron ne meshiren e fatit nen driten e henes e territ te zi mes detit Jon me ankthin nese do te shpetojne apo jo. Televizioni flet minute dhe ore per tragjedine, informon shqiptaret per fatkeqesine qe po u ndodh. Çdokush pret me ankth e trishtim nje lajm se çfare do te ndodhe, shteti fqinj, ku shqiptaret lufojne te shkojne, ngrihet ne kembe dhe vazhdon kerkimet me anijet e tij.

Mobilizimi i dy shteteve arrin ne mengjes heret qe t’i gjen, por medet per Shqiperine se çfare gjet. Kufoma te ngrira dhe te djegura dhe disa te mbijetuar. Lajmi hyn neper çdo shtepi shqiptare, por kesaj radhe tragjedia prek veçanerisht qytetin me te bukur verior Shkoder Locen.

Lajmi mortor shqeteson çdo familje, sjell dhimbje e lot se jane bijte e Shkodres, ankthi i familjeve te tyre nuk njeh kufij per bijte qe u ngrine nga te ftohtit e ketij dimri acar, ne ato gomone te mallkuara. Shteti po u jep ndihmen, por çfare po ben kur ata vdesin, kur s’kane te drejte te gezojne rinine e tyre? Pse shteti nuk u krijon kushte qe ato te mos largohen? Ja pra shteti i shtyn qe ata te largohen me gomone e prandaj ndodhin keto tragjedi qe zemra dhe shpirti i shqiptareve po i perjeton, lot dhe dhimbje zemra s’i duron, por ja po pret bijte e vet qe te arrijne te vdekur ne qytetin e tyre ku rriten shtatin e tyre per 16, 18, 19, 29, 23, 24, 25, 32, 34, 35, 37, 54, vite, kush me pak e kush me shume, por mosha e tyre e bukur ndali ne dallget e detit Jon.

Ah ti det, qe qofsh mallkuar qe shume here jete njerezish merr per te bekuar, por ky bekim si nje mallkim per shpritrat e tyre qe u ngrine ne det. deti Jon dhimbjen me te madhe e shton kur sjell kufomat e bijve te Shkodres, shtepi per shtepi, neper vendbanimet ku do t’u jepet lamtumira e fundit, ne ato vende ku jane lere e rritur deri ne fund te jetes, ne Shkoder ku mendonin se do te lulezonte jeta, por jo, kjo fatkeqesi nuk e lejon Shkodren te gezoje e lulezoje se ajo mban mbi supe shume dhimbje, sepse ajo po zbukurohet me varre, me dheun e zi qe mos te shohin me, se çfare ndodh, se kush gezon, se kush lind e kush vdes. Lot, dhimbje ne Shkoder per bijte e tyre te rinj. Nena, baballare, motra, vellezer te veshur ne zi tek presin ne mengjesin e 10 Janarit gjersa ato trupa te pajete te vijne ne qytetin e tyre te lindjes. Momente te veshtira me plot dhimbje ne zemer qe gati sa s’plas nga merzia qe kane.

Dhimbje, tmerr, te qara, mallkim ndien ne zemer Shkodra, nenat ne lot, populli ne dhimbje i pret bijte e tyre. E gjithe Shqiperia ndien dhimbjen e Shkodres e bashkohet me familjaret e te vdekurve. “Kukuja” e nje nene, “medet”i nje babai, “e mjera” e motres per vellane ishin klithmat e dhimbjes se papershkrueshme te familjareve. Trupat e tyre percillen neper shtepite e tyre, nje helikopter ulet te marre te riun nga Dukagjini qe ta dergojne sa me pare atje sepse vendi i tij eshte i mbuluar me bore, helikopteri fluturon ne qiellin e kalter qe shpirti i tij te gezoje per here te fundit hapesiren qiellore.
Ne familjen Lumaj i biri i tyre 16 vjeçare humbi rinine ne det e zi dhe te pameshirshem; familja Doci pret djalin e tyre te shtrenjte 24 vjeçar; nje pritje mortore mes burrash tek ndahen kufomat e bijve te tyre; familja Martini pret bijen e saj; familja Prenga pret me dhimbje bijen e tyre… Vazhdojne te ndahen trupat e pajete Pushimaj, Brenga, Kurtaj, Jacaj, Fusha, Miruku, Mhillaj, Ndou, Lleshi, Dibrati, Marku, Dizdari, Gjoni, Toka, Heta. Duart dridhen tek i shohim ne fotografi njeri me i mire se tjetri, njeri me i ri se tjetri, duket se zoti i paska rritur e zbukuruar per vete.

Ah medet sa zemer te forte paska shqiptari saqe duron kete dhimbje te madhe, pse historia perseritet? Pse jete te tjera vdesin? Pse duhet t’i ndodhin shqiptareve keto tragjedi, makinat e te vdekurve ecin, po ku shkojne? Eh medet ato shkojne drejt fundit te botes, ne boten e nendhenshme.

Te dashur shqiptare, nje dhimbje e madhe Shkodres i takoi naten e 9 Janarit jeta e te rinjve mbaroi ne detin e zi duke dashur te largoheshin me gomone per te gjetur nje jete me te mire. Por deti dhe i ftohti ua shperbleu duke u marre jeten e tyre, duke nderprere rinine ne mes. Jete te mbetura ne detin Jon. Endrrat e bukura qe mbesin ne det qe tashme s’do realizohen kurre, mallkuar qofsh, o det, ky eshte mallkimi i te gjitheve per detin qe jete te tjera merr.

Te gjithe me dore ne zemer e dhimbje te madhe i ngushellojme qe zoti i forcofte familjaret e viktimave, i ngushellojme me pak fjale qe bijte e tyre qofshin lule te bukra e te perjetshme per token e tyre. Se kujtim do te mbeten gjithmone ne Shkoder, lule mbi liqenin e Bunes hidhen ne kujtim te te mbyturve qe ato te kujtohen gjithmone ku me shpresen qe ato lule nje dite te çelin me emrat e gjisecilit qe u mbyten ne diten e 9 Janarit 2004 ne detin Jon.

Suela Eqerem Katanja,  Savigliano (CN)

Në 10 vjetët e fundit, dy ndërmarrje ndër tre janë ngritur nga të huajt

Studenti albanesi, tra difficoltà quotidiane e opportunità di studio