in

Dhuratë e Epifanisë…

Romë 7 janar 2011 – Në këto ditë feste, përdoret shpesh shprehja: jemi të gjithë më të mirë. Por ka lajme që bëjnë të besosh se mirësia dhe ndershmëria nuk është çështje kohe apo prejardhjeje.

Në qytetin e Piacenza, një grua shqiptare ka gjetur një portofol në rrugën Martiri della Resistenza. Përveç kartave të kreditit dhe dokumenteve, portofoli kishte brenda dhe 550 euro. 36-vjeçarja e ka dorëzuar menjëherë në Kuesturë dhe bëhet e ditur se i përkiste një avokati. Ky i fundit ka shprehur dëshirën për t’u lidhur me gruan shqiptare për ta falënderuar. Grua që gazetat lokale e thërrasin zonjë, në këtë rast një epitet që i përshtatet më së miri.

Të bëhesh burrë

Simbolet e Italisë