in

Të bëhesh burrë

Tre gjuhë të ndryshme letrare për të rrëfyer zgjedhjen e disa grave shqiptare, në kufi mes dy gjinive, gra jo më të tilla, burra kurrë vërtet të tillë. Fragmente të një udhëtimi kinematografik dhe në kushtëzimet sociale që kanë përcaktuar ekzistencën e tyre.

Një eksperiment rrëfimi që përbëhet nga pjesë të një reportazhi, të një skenari dhe të një romani, të lexuara nga dy aktore, Lucia Vasini dhe Emanuela Villagrossi, në një shfaqje ku përzien pamjet e fotografit Alex Majoli, muzika e Gaetano Liguori dhe rrëfimet e mbledhura në vend; zëra grash me identitete të pacaktuara që bëjnë pjesë në historinë sociale të Shqipërisë.

Ideja është e Livia Grossi, gazetare e të përditshmes Corriere della Sera e cila në vitin 2005 ka shkuar në Shqipëri për realizimin e një reportazhi mbi jetën e grave shqiptare. Mes intervistave të ndryshme spikat ajo e Pashkës, një prej burrneshave.

Reportazhi që paraqitet si lexim skenik ka për qëllim të nxisë një reflektim mbi kushtet e grave, duke bërë një paralelizëm me Italinë dhe Europën në përgjithësi, ku modeli mashkullor është ende “i vetmi kostum” që të jep respektin e të tjerëve, në punë, në shtëpi e në rrugë.
Para kësaj, do të lexohen disa pjesë të romanit “Il megafono di Dio” i Laura Facchi dhe nga disa paragrafë të skenarit “La neve rossa”, skenar mbi bazën e të njëjtit roman, i shkruar nga Laura Facchi dhe nga regjisorja Maria Arena.

Livia Grossi, Laura Facchi dhe Maria Arena kanë punuar në tre drejtime të ndryshme për të rrëfyer një figurë gruaje që me vështirësi bën pjesë në Shqipërinë e sotme, por që pasqyron besnikërisht historinë dhe traditat patriarkale të saj. Burri dhe gruaja në Shqipëri janë realitete të ndryshme si në çdo vend të botës, përveç se për ato që u është dashur të kapërcejnë kufijtë biologjikë, duke kërkuar një mënyrë mbijetese. Në këtë vend, thellësisht të ndryshuar, mbetën të paprekura kushtëzimet arkaike që koha moderne po i shtyn gjithnjë e më shumë drejt periferive të humbura.

Teatro della Cooperativa di Milano dal 12 al 16 gennaio
Via Hermada 8, Milano – tel. 02.64749997
www.teatrodellacooperativa.it
Orari: Ditë jave h 20.45 – Të dielën h 16.00
Çmimi: Biletë e plotë 16 € – Me ulje 13/10 €

Viareggio. Zhduket pa lënë gjurmë Raimonda Zefi

Dhuratë e Epifanisë…