in

Diploma shqiptare e Bossit. AK kërkon dorëheqjen e ministrit të Arsimit

Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar sot dorëheqjen e ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, përndryshe ka paralajmëruar protesta në të gjithë Shqipërinë

Protesta përpara ministrisë
Tiranë, 4 maj 2012 – Një ditë nga dhënia e lajmit të diplomimit të Renzo Bossit në Universitetin Kristal në Tiranë, sot ka reaguar edhe Aleanca Kuqezi .

Përfaqësues e mbështetës të saj kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit. E kanë rrethuar atë duke e konsideruar institucionin si “vendngjarje krimi”, dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj.

“Ne jemi sot këtu përpara Ministrisë së Arsimit për t’i dhënë shkarkimin e merituar Z. Myqerem Tafaj, nëse ai bën rezistencë ne do të nisim revoltat për dinjitet në të gjitha fakultetet e vendit deri në mosbindje studentore” – u shpreh kryetari I Aleancës Rinore KuqeZi Adriatik Lapaj.

 “Ky sistem arsimor i ngritur i gjithi mbi korrupsion për 22 vjet i ka ndërlikuar jetën të rinjve shqiptarë, ndërsa sot për turpin e tyre na nxinë faqen duke fabrikuar diploma false” vijoi kryetari I Aleancës Rinore KuqeZi. “Nuk do të ndalemi deri kur Ministri i Arsmimit i kapur në flagrancë për paaftësi te shkarkohet, ne e shpallim këtë ministri vend krimi”, përfundoi Adriatik Lapaj.

Rama takon studentët shqiptarë në Firence

Renzo Bossi në faqet e para të gazetave shqiptare