in

Do të vuajnë dënimin në Shqipëri mbi 100 shqiptarë të dënuar në Britani

Nënshkruhet marrëveshja. Mëse 100 nga 180 të burgosurit shqiptarë në Angli do të ekstradohen në Shqipëri për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit

Më shumë se 100 shtetas shqiptarë të cilët janë të burgosur në burgjet britanike do të kthehen në vendlindje për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit pas një marrëveshjeje transferimi të detyrueshëm të nënshkruar të martën mes dy vendeve.

Sipas The Guardian, Ministria e Drejtësisë në Britani thotë se kjo është marrëveshja e tretë bilaterale e vendosur vitet e fundit. Dy të parat ishin me Libinë dhe Ruandën.

Janë 180 të burgosur në burgjet britanike, nga të cilët po identifikohen 100 që do të mund të ekstradohen në Shqipëri në bazë të marrëveshjes së saponënshkruar e që pritet të ratifikohet nga parlamentet e dy vendeve.

Ashtu si edhe në Itali, një nga qëllimet kryesore e marrëveshjeve të tilla është zbrazja e burgjeve. Edhe në Britani shpresohet që marrëveshje të tilla të lidhen edhe me vende të tjera në mënyrë që të mundësohet riatdhesimi dhe vuajtja e dënimit në vendlindje për mijëra të huaj të burgosur.

Lexo në origjinal: Albanian prisoners in British jails to be sent back

 

 

Sanatoria 2012 – Përgjigjet e ekspertëve pyetjeve tuaja

Brindisi Sekuestrohen 310 kg marijuhanë e arrestohet 56 vjeçari Janina