in

Dorëshkrimi i ‘Dimrit të vetmmisë së madhe’ i kthehet Kadaresë

Mbyllet çështja gjyqësore Kadare-Hoxha: dorëshkrimi i romanit “Dimri i vetmisë së madhe” që ruhet në Arkivin e shtetit duhet t’i kthehet shkrimtarit

Tiranë, 3 tetor 2012 – Është dhënë sot vendimi i çështjes gjyqësore me të cilën Kadare i kërkonte Nexhmije Hoxhës t’i kthente dorëshkrimin e romanit ‘Dimri i vetmisë së madhe’. Deri në fund, e veja e Enver Hoxhës ka pretenduar se atë dorëshkrim e ka dhuratë nga Kadareja , ndërsa shkrimtari ka pohuar se dorëshkrimi i romanit të tij i është vjedhur përmes mashtrimit me pretendimin se do të çohej në arkiv.

Gjyqtari i çështjes, pasi ka dëgjuar palët e përfshira në proces, ka vendosur që dorëshkrimi t’i kthehet shkrimtarit Ismail Kadare, i cili në këtë mënyrë mund ta përdorë në veprimtarinë e tij krijuese, duke qenë se është vepra e tij.

Sipas gjykatës, dorëshkrimi i romanit ‘Dimri i vetmisë së madhe’ i ishte lënë në ruajtje Nexhmije Hoxhës dhe nuk ka dokumente që të vërtetojnë se i ishte falur nga shkrimtari.

Pas vendimit të sotëm, dorëshkrimi i romanit, që prej korrikut është lënë në Arkivin e Shtetit, duhet t’i kthehet shkrimtarit Ismail Kadare.

 

Grumello. Rreh të shoqen dhe të bijën. Përfundon në burg

Parulla kundër shqiptarëve në Grosseto