in

Drama e Flamur Djalës, babait që humbi familjen në përmbytjet e Genovas

I nxorën vajzën e vogël të  vdekur nga balta dhe ia dhanë në dorë pa ditur që ishte i ati. Kështu mësoi fatin tragjik të familjes së tij

U gjend papritur me një vajzë të vogël në krahë. Të vdekur. Ishte e bija. Në këtë mënyrë babai 40 Flamur Djala, rreth të dyzetave, mori lajmin tragjik se e gjithë familja e tij ishte mbytur në hyrje të pallatit në rrugën Fereggiano të Genovas: e shoqja Shpresa Djala, 28 vjeçe dhe të bijat Janissa Diana, njëvjeçare, dhe Gioia, 8 vjeçe.

Dramën e tij e tregon – në morgun San Martino të Genovas – një nga miqtë e tij më të ngushtë, Tomaso Martino që e ka shoqëruar për njohjen zyrtare të kufomave. Flamuri nuk arrin të lidhë dy fjalë, vazhdon të qajë në një qoshe, me në krah dy vëllezërit e tij.

“Për të familja ishte vetë jeta – thotë Martino për ANSA-n – Dhe kishte një familje të mrekullueshme. E shoqja ishte grua fantastike. Flanur jetonte për të bijat. E tija ishte si familjet e njëherë e një kohe, tipike e Italisë së viteve Pesëdhjetë”.

Flamuri papritur u gjet me më të voglën e vajzave, Janissën, në krahë. Një nga personat e ndihmës së shpejtë ishte hedhur në baltën që kishte përmbytur hyrjen e pallatit në rrugën Fereggiano për të shpëtuar të paktën një nga gratë (të shoqen Shpresa) që uji kish përplasur aty. Doli nga balta me një trupth të pajetë në duar dhe ia dha burrit që kishte pranë. Ai burrë ishte Flamur Djala. Ai trupth ishte i vogëlushes Janissa.

Genova. Mes viktimave edhe nëna e re shqiptare me dy fëmijë

28 këngëtarë në festivalin e RTSh-së, në garë për Eurovisionin