in

Durrës. Arrestohet Elton Balliu i dënuar në Itali me 26 vjet burg

Prej vitesh kërkohej nga drejtësia italiane që e ka dënuar në mungesë për vrasjen në qershor 2001 të një 72-vjeçari në Terlizzi të Puglias

Tiranë, 11 shkurt 2014 – Forcat e policisë së Durrësit arrestuan natën e kaluar një 34-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të vrasjes dhe të vjedhjes me armë.
I arrestuari është 34-vjeçari Elton Balliu, banues në lagjen 18 të qytetit bregdetar, i kërkuar nga drejtësia italiane.

Balliu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe Shengen që nga muaji mars i vitit 2005. Në tetor 2004, Gjykata e krimeve të rënda të Tranit e ka dënuar në mungesë me 26 vjet burg për vrasjen e tregtarit 72-vjeçar Gioacchino D’Aprile në në dyqanin e tij në qendër të Terlizzit në Puglia.

Shuhet aktori i humorit Skënder Sallaku. Nesër homazhet në Teatrin Kombëtar

Nga Elhaida Dani te Sarah Memmola, talentet që lidhin brigjet e Adriatikut