in

Durrës. Fundoset anija cisternë. 12 të shpëtuar, 2 të vdekur e një i zhdukur

Kishte mbërritur në Durrës më 12 janar dhe kishte shkarkuar në port 3.500 tonelatat e lëndës djegëse

Tiranë, 16 janar 2012 – Një anije cisternë me flamur të Siera Leones është fundosur të dielën pasdite vetëm 3 milje larg portit të Durrësit, pasi ishte përfshirë pak më parë nga flakët. Nga 15 anëtarët e ekuipazhit 12 janë shpëtuar, 2 kanë humbur jetën dhe një rezulton i humbur. Gjendja shëndetësore e 12 anëtarëve të anijes të shpëtuar është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e ekipit të bluzave të bardha në spitalin rajonal. Ndërkohë grupet e shpëtimit pasi kanë gjetur trupat e pajetë të dy marinarëve, vazhdojnë operacionet e kërkim shpëtimit për marinarin tjetër.

Anija, me flamur të Sierra Leones, me ekuipazh të përbërë nga turq, azerbajxhanas,  gjeorgjianë dhe ukrainas, kishte mbërritur në Durrës më 12 janar dhe kishte shkarkuar në port 3.500 tonelatat e lëndës djegëse. Pas shkarkimit të ngarkesës dhe pas përpunimit të saj, ajo ka dalë në radën e anijeve, për t’u nisur drejt destinacionit. Ekspertët po punojnë për të zbuluar shkaqet e rënies se zjarrit në anijen cisterne.

Pritet sot vendimi për Ilir Metën. Prokuroria ka kërkuar për të dy vjet burg

Gjykata e lartë jep sentencën. Ilir Meta i pafajshëm