in

Durrës. Në nëntë ditët e para të vitit, mbi 25 mijë udhëtarë janë nisur drejt Italisë

Vetëm të shtunën e shkuar janë nisur nga porti më i madh i Shqipërisë drejt Italisë mbi 6 mijë udhëtarë

Tiranë, 10 janar 2012 – Nga 1 janari i këtij viti mbi 25 mijë udhëtarë janë nisur vetëm nga Durrësi me tragete drejt Italisë. Pjesa më e madhe janë emigrantë, të cilët po rikthehen pas festave të fundvitit në vendet e Evropës Perëndimore, dhe jo vetëm në Itali, ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh.

Burime zyrtare nga drejtoria e Autoritetit Portual thënë për ATSH-në se që gjatë 8 ditëve të para të vitit janë nisur me tragete drejt porteve të Barit, Ankonës dhe Triestes 22.710 udhëtarë, me 5.182 autovetura gjithsej.

Sipas të njëjtave burime, vetëm të shtunën e kaluar, dita më e ngarkuar e këtij fillimviti, tragetet janë marrë nga 6.198 udhëtarë me 1.396 automjete gjithsej. Ndërsa mbrëmë janë nisur drejt portit të Barit, me pesë tragetet e kompanive të ndryshme mbi 2.500 udhëtarë.

Një pjesë e shqiptarëve, pas mbërritjes në portet italiane, vijojnë më tej udhëtimin me automjete ose trena drejt qyteteve të Evropës ku punojnë dhe jetojnë.

Nishliu: “Në Eurosong do të përfaqësoj dy shtete dhe një komb”

Erisa. Stilistja shqiptare mes Armanit dhe Xhubletës