Tre punëtorë shqiptarë në një furgon janë përplasur me një kamion
Romë, 19 korrik 2017 – Dy shqiptarë të vdekur e një i plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti të rëndë rrugor mes një furgoni dhe një kamoni që ka ndodhur në Cesena pasditen e të martës, 18 korrik
Shqiptarët, që të tre punëtorë të një ndërmarrjeje që vendos skela ishin në furgon duke përshkruar rrugën Melona në drejtim të detit. Në kryqëzimin me rrugën Capannaguzzo, makina e tyre u përplas me një kamion të madh me dy persona brenda. Përplasja mes dy automjeteve ishte shumë e fortë: furgoni u shkatërrua krejt ndërsa kamioni ia veshi një shtylle betoni.
Dy prej shqiptarëve, me moshë 37 dhe 39 vjeç, vdiqën në vend, ndërsa i treti u dërgua në gjendje shëndetësore shumë të rëndë në spitalin Bufalini të Cesenës.