in

Klandestinët e sotëm janë italianët e të ardhmes

Klandestinët e sotëm janë italianët e të ardhmes. Na ndihmoni të ngremë një muze të migrimeve

Roma, 31 marzo 2011 – E kështu u mbyt dhe një tjetër. Pikërisht ndërsa po çmontoheshin kuintat e shfaqjes së radhës, kur përpara kamerave të ndezura Heroi ndërhynte për të zgjidhur emergjencën (por materializimi i një krize humanitare që Ministria e Brendshme e dinte  prej javësh quhet emergjencë, paaftësi apo keqdashje?) në Detin tonë u mbytën të tjerë, gra e burra e një fëmijë.

Si ata, gjatë këtyre viteve janë zhdukur me mijëra o ndoshta me dhjetëra mijëra, të rënë në fushën e betejës së mbijetesës. Sot të gjithë pamë se ç’fytyrë ka klandestini (po a mund të jesh klandestin kur je në kërkim të lumturisë?). Pak ama e kanë parasysh se ç’fytyrë ka po ai klandestin pas disa vjetësh jete në Itali.

E pra, mjafton të marrim njërin, cilindo mes mbi 5 milionë të huajve që punojnë dhe jetojnë në Itali. Po pra sepse statistikat flasin qartë, gati të gjithë emigrantët me lejeqëndrim madje edhe me shtetësi italiane, kanë qenë klandestinë që më pas kanë legalizuar qëndrimin e tyre me sanatorie ose me dekretet e flukseve (shih historitë në këto faqe).

Askush nuk mund të ndalë rrjedhën e Historisë, as Lega, pra pas 20 ose 30 vjetësh miliona ITALIANË do të kenë qenë vetë ose do të kenë pasur njërin prind që ka qenë klandestin. Atëherë do të bëjmë llogaritë, që do të jenë goxha të kripura për ata që nuk kanë kuptuar në kohë.

Shpesh në Itali kujtesa nuk ka të ardhme, por ne ngulim këmbë për të besuar të kundërtën e pra duam të kujtojmë se çdo vit miliona shtetas Italianë, përveç se Amerikanë, kalojnë për një vizitë pelegrinazhi në Ellis Island. Ai ishull përpara Nju Jorkut ku u mbajtën në “karantinë” si kafshët miliona italianë të mjerë, edhe ata klandestinë në kërkim të lumturisë.

E kuptoni pra që pas 30 vjetësh në Lampedusa do të ketë një muze (asnjë Kazino, mos ju gënjejë mendja / mos u shqetësoni) ku qindra mijëra Italianë do të ndalen për të rigjetur dhe nderuar sakrificën e baballarëve të tyre. Pse atëherë të mos e bëjmë në kohë e të tregojmë që kujtimi i asaj ç’kemi qenë, një popull emigrantësh, ka një të ardhme.

Ne ndërkohë kujtojmë edhe të rënët e Kanalit të Otrantos e ju lutemi të lini këtu poshtë komentet tuaja kushtuar të rënëve të panjohur në luftën për mbijetesën. Na dërgoni fotografi të kohës kur ishit klandestinë në adresën tonë. Për të mos harruar. Sepse pa kujtesë, nuk ka të ardhme.

Gianluca Luciano

Fëmija im i shtrenjtë, sa shumë më kushton

Deklarata e të ardhurave e bashkëpunëtorëve familjarë