in

E premtja e nxehtë e grevave

Si të mos mjaftojnë temperaturat e larta, korriku nxehet edhe më shumë për shkak të grevave në sektorë të ndryshëm të ekonomisë: transporte, shëndetësi, telekomunikacion, zjarrfikës.

Eksodi i parë veror, i fundjavës që vjen, duhet të bëjë hesapet me një sërë ndalesash. Më 9 korrik, në fakt, trenat, metrotë dhe autobusët urbanë do të ngalen për 24 orë.
Punonjësit e hekurudhave do të nisin grevën në 21.00 të të enjtes 8 korrik, për ta përfunduar në të njëjtën orë të të premtes, 9 korrik. Punonjësit e transportit publik urban do të s’operojnë për gjithë ditën premte 9 korrik me mënyra e orare të ndryshme sipas qyteteve.
9 korriku është data e grevës së përgjithshme kombëtare të vendosur nga sekretaritë kombëtare të sindikatave Orsa Trasporti, Fit-Cisl, Fast, Faisa, Filt-Cgil e Uiltrasporti dhe ka për qëllim përtëritjen e kontratës kombëtare.

Në të njëjtën ditë do të bëjnë grevë për 8 orë edhe punonjësit Telecom.

9 korriku do të jetë edhe “dita e heshtjes” për shtypin italian, me gazetarët që do të kryqëzojnë krahët më 8 korrik, që në këtë mënyrë kundërshtojnë projektin e dekretligjit mbi përgjimet. Në shesh për të protestuar kundër ligjit gojë-mbyllës, do të dalin edhe gazetarët e radios, televizionit dhe të agjencive të shtypit.

Protesta edhe në shëndetësi: në spitale dhe në të gjitha vendet e punës drejtuesit, mjekët, veterinarët, punonjësit sanitarë dhe administrativë të shërbimit shëndetësor kombëtar do të protestojnë në forma të ndryshme kundër manovrës ekonomike.

Këtyre grevave u duhet shtuar edhe ajo e zjarrfikësve e datës 20 korrik. Arsyeja është mospërsëritja e kontratave të punës prej tre vjetëve.

Vapa dhe lagështia mbërthejnë Italinë

EXPO, si ndryshon faqja e qyteteve