in

Edhe kosovarët shumë shpejt pa viza në Schengen. Mbërrin rekomandimi i Komisionit Evropian

Komisioni Evropian miraton liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Bruksel, 4 maj 2016 -Komisioni Evropian propozoi në Këshillin e Bashkimit Europian dhe Parlamentin Europian heqjen e vizave për popullin e Kosovës, duke rreshtuar Kosovën në listen, qytetarët e të cilësnuk kanë nevojë për viza për të hyrë në zonën Schengen. Propozimi është paraqitur së bashku me vlerësim pozitiv i Komisionit të cilët kanë konfirmuar se Kosova ka përmbushur kërkesat e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave të saj. 

Komisioneri për Migracionin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopoulos ka thënë sot se ka ndjekur me angazhim propozimin për heqjen e vizave për popullin e Kosovës me pasaporta biometrike. “Ky është rezultat i punës së madhe dhe përpjekjeve të suksesshme të autoriteteve të Kosovës arritjen e reformave të vështira në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme dhe më gjerë, duke ndikuar në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe reforma në drejtësi. Unë e di se sa e rëndësishme udhëtimi pa viza për  popullin e Kosovës dhe jam shumë i kënaqur me progresin e arritur. Shpresoj se Parlamenti Evropian dhe Këshilli do të miratojë propozimin tonë shumë shpejt”, u shpreh Avramopoulos. 

Lajmin e bëri të ditur i pari ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, në një postim në rrjetin social Facebook.

“Më në fund, ia arritëm të përmbushim edhe një qëllim tjetër për Kosovën. Ju uroj nga zemra të gjithëve për propozimin e sotëm të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, deklaroi Çollaku në facebook.

Ai shton se kjo është një tjetër ditë historike në procesin e integrimit evropian. “Nga sot po fillon të hapet horizonti evropian para kosovarëve. Ky vendim është rezultat dhe konfirmim i përmbushjes së suksesshme të kritereve të udhërrëfyesit, rezultat i punës së përbashkët të qeverisë, kuvendit dhe institucioneve të pavarura”.

“Vendimi i Komisionit Evropian, vetëm e përforcon edhe më shumë bindjen time, se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza gjatë këtij viti. Prandaj, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë që ka një gjë e tillë për secilin nga ne, do të punojmë maksimalisht që kjo dite të vjen sa më shpejt. Por sot, të gjithë kemi arsye të ndihemi krenar dhe të gëzuar sepse izolimi ynë mbetet vetëm një kujtim i hidhur i së kaluarës”, deklaroi Çollaku.

Lexo edhe: Liberalizimi i vizave, Kosova më pranë BE-së – Reagime

 

 

Klosi, takim me të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Belgjikë

Liberalizimi i vizave, Kosova më pranë BE-së