in

Edi Rama për Il Corriere della Sera: Shqipëria vendi ideal për çdo sipërmarrës italian

Gjatë qëndrimit disaorësh në Milano, kryeministri Edi Rama ka dhënë edhe një intervistë për gazetarin Leonard Berberin të të përditshmes “Il Corriere della Sera”, para se t’u përgjigjej pyetjeve të Daria Bignardit në “Le invasion barbariche” të televizionit La7.

Për Corriere-n ka folur për rrezikun e radikalizmit islamik, për tensionet mes Evropës e Moskës, për BE-në e politikën italiane, për interesin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE e marrëdhëniet me Serbinë. Pa harruar të nënvizojë sintoninë mes tij e kryeministrit Italian Matteo Renzi që sipas Ramës po sjell rilindjen e Italisë.

Më poshtë, intervista e plotë e Kryeministrit Rama për të përditshmen italiane:

Leonard Berberi: Zoti kryeministër Rama, Evropa është e trembur nga përparimi i ISIS, si mund të dilet nga kjo krizë?

Rama: Kundër radikalizmit islamik mund të përgjigjesh në forma të ndryshme. Nga njëra anë duhet një betejë pa kompromis, nga ana tjetër duhet përforcuar Evropa, pa rënë në kurthin e ndarjes dhe pa u mbyllur. Çdo mbyllje vjen nga frika, e cila nuk përforcon qëndrimin e përbashkët kundër këtij armiku kaq të veçantë, që është si një epidemi. Ato që po u ndodhin pengjeve të ISIS nuk janë barbari që ndodhin larg nesh, por janë pranë shtëpisë sonë. Jemi të gjithë të kërcënuar. Por, përgjigjia duhet të jetë tek Evropa e shpresës e jo tek ajo e frikës.

Nevojitet ndërhyrja ushtarake për të luftuar ISIS?

Ajo që është bërë deri më tani është e drejtë dhe duhet të vazhdojë të bëhet sepse ata po kërcënojnë qytetërimin tonë. Por për këtë duhet zgjidhur problemi i madh i atyre që, për një hesap politik personal kërkojnë të ndajnë dhe jo të bashkojnë. U thonë njerëzve se problem janë myslimanët. Është një qasje që i shkon për shtat armikut tonë të përbashkët.

Evropa duhet të përballet me një krizë tjetër: atë me Rusinë…

Nuk është një sfidë e lehtë sepse sot kemi të bëjmë me një Evropë të trembur, me një projekt të papërfunduar, pa një lidership dhe pa kurajo. Një projekt që është penguar përpara vështirësive të mëdha. Na kanë sjellë drejt një Evrope taktike, të lidhur me takimet elektorale dhe peng të interesave të caktuara. me Rusinë ra në sy pikërisht mungesa e një Evrope të madhe strategjike.

Duke parë Evropën e sotme, a është Shqipëria akoma e interesuar të hyjë në BE?

Evropa është një ëndërr. Për kë sheh përpara është e qartë se Shtetet e Bashkuara të Evropës janë rruga e vetme për të garantuar brezat e ardhshëm.

Si e shohin Italinë shqiptarët?

Italia është gjithmonë Itali. Nuk është më ajo e 25 viteve më parë, por mbetet ende një objektiv për shumë gjëra, sidomos sa i përket cilësisë së arsimit. Vendi juaj është një realitet që na përket edhe neve nga këndvështrimi shpirtëror e kulturor.

Disa thonë se ju rrezikoni të dëmtoni ekonominë italiane duke ofruar stimuj për kompanitë e huaja…

Duhet të na shihni si pjesë të Italisë nga aspekti i hapësirës ekonomike. Shqipëria është vendi ideal për çdo sipërmarrës italian, mund të gjeni tek ne gjithçka që nuk arrini të gjeni në Itali, por kjo nuk e dëmton fqinjin tonë.

Kush ka të drejtë në debatin mes kryeministrit grek Tsipras dhe BE-së lidhur me borxhet e Athinës?

Ajo që mund të them është se të dyja palët duhet të bisedojnë dhe të arrijnë në një marrëveshje. Evropa më pas duhet të reflektojë mbi këtë çështje për të kuptuar ku ka gabuar dhe për të gjetur alternativa më të mira ndaj krizës.

Në Beograd ju pohuat pavarësinë e Kosovës. Homologu juaj serb nuk e priti mirë. Si janë marrëdhëniet mes dy vendeve?

Janë shumë të mira. Tek e fundit, nëse vendet e Ballkanit nuk e kuptojnë se është më mirë të jenë të bashkuara sesa të ndara, nuk do të shkohet përpara dhe do të jemi gjithnjë të dobët para Brukselit.

Më mirë posti i kryeministrit, apo ai i kryebashkiakut?

Të jesh kryetar bashkie është një fillim i mirë për të qenë më pas kryeministër. Sigurisht që mund të jetë më e lehtë të jesh kryeministër nëse nuk ke qenë kryetar bashkie. Por nëse më parë ke qenë qytetar i parë e di mirë që nuk mund t’i lejosh vetes të bësh vetëm politikë dhe asgjë për qytetarët.

Ju jeni shumë aktiv në rrjetet sociale dhe po ashtu ministrat tuaj…

Jemi një qeveri e re. Rrjetet sociale janë hapësira e natyrshme ku gjithëkush mund të lëvizë. Me rrjetet sociale nuk e humbet kohën, përkundrazi, e kursen sepse komunikon gjithçka dhe menjëherë.

Me opozitën jeni në konflikt prej muajsh. Kur do të bëni paqe?

Në këtë aspekt jemi të ngjashëm me Italinë. Edhe këtu ka një jetë politike luftarake. Tek ju ka edhe komikë që bëjnë luftë në skenën politike, ndërsa në Shqipëri humoristët bëjnë vetëm humoristin.

Më duket se nuk ju pëlqen Beppe Grillo…

Komikët duhen për t’u tallur me qeverinë, por të votosh një komik për të qeverisur vendin është njësoj si të tallesh me veten.

Po për Matteo Renzin çfarë mendoni?

Përfaqëson shpresën e një Italie që më në fund është një vend që flet për të rinjtë dhe që po arrin të rilindë.

Verërat e Arbërit, prezantim dinjitoz në Torino

Rama, ky banor i “L’isola dei famosi”