in

Ekstradohet nga Milano në Tiranë, Enea Ngresi

22-vjeçari akuzohet për shfrytëzim të prostitucionit, ndaj gjykata e Fierit ka vendosur për të masën e arrestit në burg.

Romë, 10 gusht 2011 – Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ka ekstraduar të martën nga Milano 22 vjeçarin Enea Artur Ngresi, lindur në Fier, të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ngresi i është dorëzuar në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar ndaj shtetasit Enea Ngresi masën e sigurisë së arrestit në burg për kryerjen e veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Ngresi akuzohet se më 18 shkurt të këtij viti, është nisur në drejtim të Italisë duke marrë me vete nëpërmjet mashtrimit shqiptaren F.Sh. Pas mbërritjes në Itali, i riu e ka detyruar shtetasen e mësipërme që të ushtrojë prostitucion, fillimisht në një lokal dhe më pas në rrugë. F.Sh. ka mundur të largohet pas dy muajsh nga i kërkuari Enea Ngresi, duke u kthyer në Shqipëri.

Më19 qershor, falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi në Itali i shtetasit Enea Ngresi, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Topi i jep shtetësinë shqiptare aktores Eliza Dushku

“Origjina jonë”{br}Zafina Vasa në Antrodoko, krah Lin Delisë