Ndër blerjet e fundit të klubit sportiv Juventus edhe qendërfushori 18-vjeçar shqiptar
Në mjediset sportive jepet e sigurt blerja e futbollisti të ri Elvis Kabashi nga klubi i Juventusit. Madje Goal.com Italia shkruan se për qendërfushorin e ri shqiptar bardhezinjtë kanë paguar 1,8 milionë euro. Deri tani i riu luan me skuadrën e pranverave të Empolit dhe shquhet për fizikun e fuqishëm dhe teknikën, megjithë moshën e re.
Elvis Kabashi ka lindur më 20 shkurt të vitit 1994 dhe është aktivizuar edhe me skuadrën kombëtare shqiptare të U-19. Specialistët e krahasojnë shpesh me lojtarin De Rossi të Romës, për aftësinë e tij në mbulimin e disa roleve si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse.