Apeli i Avis-it, Amsi-t dhe Comai-t të huajve: “Është edhe një mënyrë për të mbajtur nën kontroll shëndetin tuaj”. Të huajt përbëjnë vetëm 0,8% të dhuruesve të gjakut
Romë 10 shkurt 2012 – Një apel shtetasve të huaj që të dhurojnë gjak për të të plotësuar nevojat e spitaleve, veçanërisht tani me motin e keq.
Avis i Romës, bashkë me Amsi-n, shoqatën e mjekëve të huaj në Itali, dhe Comai-n, omuniteti i botës arabe në Itali, ftojnë të gjithë të huajt të dhurojnë gjak. “Kujtojmë që në këtë periudhë, mangësia e gjakut është dramatike – lexohet në komunikatë – ndaj ftojmë të gjithë personat e shëndetshëm të shkojnë në qendrat transfuzionale të konvencionuara me Avis-in e të japin gjak për Avis të komunës së Romës”.
“Të dhurosh gjak – kujtojnë shoqatat – do të thotë të dhurosh jetë dhe është një mënyrë për të mbajtur nën kontroll shëndetin. Mjekët dhe operatorët e Amsi-t janë të gatshëm të japin kontributin e tyre për kurimin e pacientëve dhe në veçanti të imigrantëve që kanë vështirësi me gjuhën, gjë që vërehet nga rritja e kërkesave për vizita dhe ndihmë që i arrijnë shoqatës së mjekëve të huaj në Itali”.
Një studim i Censis-it për llogari të Federatës Italiane të Shoqatave të Dhuruesve të gjakut dhe e paraqitur dje në Romë nxjerr në dritë se duhet bërë ende shumë për të përfshirë imigrantët në dhurimin e gjakut. Edhe pse përbëjnë rreth 8% të popullsisë e kanë moshë mesatare të re, shtetasit e huaj përbëjnë vetëm 0,8% të dhuruesve të gjakut.