Nënshkruhet një marrëveshje kuadër që vendos metoda kooperimi më të thjeshta dhe efikase duke lehtësuar e thjeshtuar procedurat për negociatat mes BE-së dhe IOM-it
Romë 10 nëntor 2011 – Të intensifikojnë kooperimin në sektorin e migrimit. Është ajo çka vendosën Komisioni evropian dhe Organizata ndërkombëtare për migrim (IOM). Komisarët Cecilia Malmstrom (Punët e Brendshme) e Andris Piebalgs (Zhvillimi) e dhe drejtori i përgjithshëm i IOM-it William L. Swing, thotë një komunikatë e Komisionit, kanë nënshkruar një marrëveshje kuadër që përcakton metoda kooperimi më të thjeshta dhe efikase duke lehtësuar e thjeshtuar procedurat për negociatat mes BE-së dhe IOM-it.
Marrëveshja është e zbatueshme në operacion, program apo projekt të administruar nga IOM dhe i financuar apo i bashkëfinancuar nga BE. Organizata ndërkombëtare për migrimet, ka thënë Malmstrom me rastin e ceremonisë së nënshkrimit, “Është një nga partnerët kryesorë të BE-së. BE dhe IOM bashkëpunojnë çdo ditë në projekte që nxisin bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorë si migrimet e ligjshme e të parregullta dhe zhvillimi. Kjo marrëveshje e re do të lehtësojë bashkëpunimin praktik mes dy organizatave tona, do të heqë pengesat burokratike dhe do t na lejojë të punojmë së bashku në mënyrë shumë më efikase”.
Fjalëve të Malmstromit i ka bërë jehonë Piebalgs duke ofruar disa të dhëna: “Dukuritë e migrimit ndikojnë edhe në vendet në zhvillim. Në mbarë botën migrantët janë mbi 200 milionë dhe BE është angazhuar të përballet me problemet e të ndihmojë vendet që janë vënë përballë sfidave të migrimit. Falë kësaj marrëveshjeje të re, do të përforcojmë bashkëpunimin me IOM-in dhe do të ndihmojmë në mënyrë më efikase migrantët që kanë nevojë për ndihmën tonë”.