in

Të rinjtë, simpatizantët e sotëm të populizmit në Europë

Sulmojnë imigracionin dhe islamizmin, nuk kanë besim të politika apo institucionet. Identikiti i dhënë nga raporti i institutit anglez Demos që në Itali ka hulumtuar mes simpatizantëve të Legës dhe të shoqatës CasaPound

Romë 10 nëntor 2011 – Partitë dhe lëvizjet populiste janë forca me të cilat duhen bërë llogaritë përditë e më shumë në vendet e Europës perëndimore, mbi të gjitha për suksesin që korrin mes të rinjve. Njihen për qëndrimet e tyre kundër imigracionit, islamizmit dhe pro ruajtjes së identitetit kombëtar. Popullariteti i tyre është rritur me të njëjtin hap të zhvillimit të social media, teknologjitë e reja përdoren për amplifikimin e mesazheve të tyre, për rekrutimin e organizimin e adeptëve.

Është fotografia që jep raporti “The New Face of Digital Populism” i publikuar më 7 nëntor nga instituti britanik Demos. Bazohet në përgjigjet e dhjetë mijë pyetësorëve të mbledhur përmes facebook në 12 vende evropiane, mes admiruesve të 14 lëvizjeve shpesh të quajtura  “të të djathtës ekstreme”, por që në të vërtetë “përziejnë politika politike e bindje ekonomike të djathta e të majta me retorikë dhe sjellje populiste”. Italia përfaqësohet nga Lega Nord (“shpesh e akuzuar për racizëm dhe ksenofobi”) dhe CasaPound (“hiqen si Fashistët e Mijëvjeçarit të Tretë”).

“Rritja e populizmit mund të kuptohet përmes qëndrimeve online” thotë raporti. Zbulohet kështu që mbështetësit on-line të këtyre lëvizjeve janë 75% meshkuj, dhe një e treta ka moshë nga 16 në 20 vjeç. Gjysma punon, më pak se një e treta studion, të tjerët janë të papunë. Shpesh janë “individë që kanë humbur besimin te qeveritë e vendeve të tyre, te Bashkimi Evropian dhe të organet e drejtësisë” dhe janë të prirë drejt antipolitikës.

“Partitë e moderuara – shkruajnë studiuesit – duhet t’u përgjigjen shqetësimeve mbi imigracionin dhe identitetin kulturor dhe të mos bien pre e zgjidhjeve ksenofobe. Njerëzit duhen inkurajuar të marrin pjesë aktivisht në jetën politike dhe qytetare, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Është e rëndësishme – përfundojnë – të niset dialogu me këto lëvizje dhe mbështetësit e tyre, pa i anashkaluar”.

Lëvizjet populiste të marra në shqyrtim janë : Bloc Identitaire (Francë), British National Party (Britani e Bashkuar), CasaPound Italia (Itali), Dansk Folkeparti (Danimarkë), English Defence League (Britani e Bashkuar), Front National (Francia), Partij voor de Vrijheid (Holandë), Die Freiheit (Gjermani), Freiheitliche Partei Österreichs (Austria), Fremskrittspartiet (Norvegji), Lega Nord Italia),  Perussuomalaiset (Finlandë), Sverigedemokraterna (Suedi), Vlaams Belang (Belgjikë). Në fund të raportit jepet edhe një përshkrim i shkurtër i tyre.

Shkarko Demos “The New Face of Digital Populism”

Emigracion. Komisioni europian dhe IOM thjeshtojnë procedurat e kooperimit

Homoseksualë të përndjekur në atdhe? U jepet strehimi politik