in

“Emigrantët në krematorume”. Këshilltari legist dënohet me tetë muaj

 

Mbyllet çështja gjyqësore e Mauro Aicardit, i hetuar për një koment racist të shkruar në Facebook. Partizanët e Albengas: “Tani të japë dorëheqjen”

Romë, 24 janar 2013 – E mbani mend Mauro Aicardin? Apo më mirë, a keni arritur të harroni deklaratën e tmerrshme raciste në facebook që i dha këtij këshilltari komunal legist të Albengas faqet e kronikës në gazeta. Kjo histori u mbyll, të paktën nga ana juridike.

Ngjarja është e një viti më parë. Aicardi ndërhyri në një diskutim në grupin facebook “Cazzate ad Albenga 2”, e thënë shqip, “gomarllëqe në Albenga 2”, ku diskutohen tema e evenimente që kanë të bëjnë me komunën e Ligurias. Më 4 janar 2012, një nga anëtarët sinjalizoi një artikull kronike lokale mbi një maroken të grabitur në rrugë nga një bashkatdhetar. Mauro Aicardi, që në Albenga është anëtar i këshillit komunal, përfaqësues i Legës së Veriut, e sikur të mos mjaftonte, edhe me prokurë për mbrojtjen civile, i ra shkurt: “Nevojiten krematoriumet”.

Sapo rasti shpërtheu, legisti fillimisht fshiu komentin e tij, e më pas u detyrua të pranonte e të kërkonte ndjesë: “Ishte batutë pa kripë, fryt i dëshpërimit. Nuk ishte batutë as raciste e as diskriminuese…”. E ndërsa këshilltari nuk i ndahej poltronës së tij në Komunë, Prokuroria e Savonës hapi hetimet për “nxitje të urrejtjes raciale”.

Këto ditë, meseleja u mbyll nga ana legale: Aicardi dënohet me 8 muaj burg, dënim i pezulluar me kusht. “Nuk donte të lëshonte asnjë koment. Shpresa e tij është që të bjerë heshtja mbi këtë histori, që sipas miqve të tij, i ka rënduar shumë” lexohet në shtypin lokal.

E në javën e Kujtesës, ndërsa kujtohet horrori i kremaoriumeve, mbi rastin e Aicardit ndërhyn seksioni i Albengas i Shoqatës Kombëtare të Partizanëve të Italisë: “Shpresojmë që, pas kësaj sentence, këshilltari të të bëjë gjestin dinjitoz të dorëheqjes nga Këshilli Komunal, që duhet të jetë shembull i institucioneve”.

Elvio Pasca

Sono straniera. Posso diventare avvocato?

Vercelli. Donika Xhafa vritet me katër plumba nga bashkëjetuesi i saj