in

Vercelli. Donika Xhafa vritet me katër plumba nga bashkëjetuesi i saj

Dorëzohet Raffaele Vorrano. Duket se e ka vrarë pas një zënke për arsye xhelozie

Romë, 26 janar 2013 – Një tjetër grua humbet jetën nga dora e burrit me të cilin kishte lidhur jetën. Mbrëmjen e të enjtes, në qendër të Vercellit, në Piemonte, u gjet trupi i 47 vjeçares shqiptare Donika Xhafa, i përshkuar nga katër plumba. Menjëherë pas vrasjes 59 vjeçari Raffaele Vorrano, i cili bashkëjetonte më viktimën, është dorëzuar tek forcat e rendit dhe ka deklaruar se e ka vrarë gruan pas një zënke për arsye xhelozie.

Ai ka thënë se “i ka ikur mendja” dhe ka shtënë në mes të rrugës. Nga dëshmitë del se fillimisht ai ka shtënë një herë nga makina dhe më pas ka zbritur e ka qëlluar edhe tre herë të tjera mbi viktimën.

Po punohet për zbulimin e arsyeve të vrasjes dhe për të gjetur armën e krimit. Kjo vrasje ndjek atë të 17 janarit kur në një qendër tregtare në l’Aquila, Burhan Kapllani ekzekutoi ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të ri, të dy shqiptarë.

Fenomeni i vrasjes së grave po rëndohet gjithnjë e më shumë në Itali. Nëse në vitin 2011 çdo tre ditë vritej një grua, gjatë vitit të kaluar kjo statistikë është përkeqësuar akoma më shumë: është llogaritur se çdo dy ditë është vrarë një grua. Në shumicën dërrmuese të rasteve autorët janë burra me të cilët viktimat kanë pasur lidhje sentimentale apo familjare.

“Emigrantët në krematorume”. Këshilltari legist dënohet me tetë muaj

Sanatoria. Ditët e fundit për kë ka paguar 1.000 euro, por nuk ka paraqitur kërkesën