Në ceremoninë e hapjes së 29 gushtit, krah flamujve të 165 vendeve të tjera, valëvitet edhe flamuri shqiptar i mbajtur lart nga Haki Doku. Flamur që iu dha në një ceremoni të posaçme nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, që në atë rast u shpreh: “Kam nderin t’i dorëzoj Flamurin Kombëtar jo vetëm një sportisti të talentuar, por mbi të gjitha një njeriu që mbart dhe përçon vlera njerëzore, një shembull që na tregon se aftësitë e kufizuara fizike nuk i kufizojnë dot pasionet dhe dëshirat e mira të njeriut. Dëshiroj të të falenderoj mbi të gjithë ty Haki, për pasionin tënd, sakrificat e tua dhe shembullin që ti sjell duke nderuar dhe mbajtur lart flamurin tonë kombëtar!”.
Garat e handbike në të cilat do të marrë pjesë Hakiu zhvillohen më 5 dhe 7 shtator.