in

Sanatoria{br}Nga 7 shtatori pagesa e 1.000 eurove

Zyra e tatim-taksave ka shpjeguar si të mbushet modeli “F24 Versamenti con elementi identificativi”. Krijohen dy kode taksash, REDO për bashkëpunëtorët familjarë, RESU për të gjithë punonjësit e tjerë

Romë, 1 shtator 2012 – Të premten më 7 shtator do të jetë dita e parë e mundshme për të pagur njëmijë eurot e sanatores. E thotë një rezolutë e nxjerrë më 31 gusht nga Zyra e tatim-taksave që u shpjegon punëdhënësve si të mbushë modelet “F24 Versamenti con elementi identificativi”, dokumenti i zgjedhur me të cilin duhet të paguhet kontributi forfetar. Ndërkaq pritet akoma të botohet në Gazetën Zyrtare dekreti ndërministror me detajet e tjera të sanatores.

Zyra e tatim taksave sqaron që në modelin F24, në seksionin “CONTRIBUENTE” do të shënohen të dhënat personale të punëdhënësit që kryen pagesën. Në seksionin “ERARIO ED ALTRO” duhet të përpilohet një rresht për çdo punonjës për të cilin kërkohet legalizimi.

Në fushën “tipo” duhet shkruar germa R, në fushën “elementi identificativi” shënohet numri i pasaportës apo i një tjetër dokumenti të barasvlefshëm i punonjësit (nëse ka më shumë se 17 germa e numra, shënohen vetëm 17 të parat). Në fushën “codice”, ai që punëson një bashkëpunëtor familjar duhet të shënojë kodin REDO (që korrespondon me Regolarizzazione Domestico), ndërsa ata që legalizojnë një marrëdhënie pune të varur (ndërmarrjet) duhet të shënojnë RESU (që korrespondon me Regolarizzazione Subordinato). Në fushën “anno di riferimento” shënohet viti 2012, ndërsa në “importo a debito versato” shënohet 1.000,00.

Por Zyra e Tatim-taksave specifikon se “kodet e e taksave futen në përdorim nga data 7 shtator 2012”, pra është e pamundur që derdhja e kontributit të bëhet para kësaj date.

EP stranieriinitalia.it

Ëndrra e Haki Dokut realitet. Ngre flamurin shqiptar në Londër

Fano. Arrestohet 36 vjeçari për pedofili