in

Erinela Bitri del nga GF 11

 

Lë në lot të dashurin e saj Davide Baroncini

Romë, 15 febbraio 2011 – Në Grande Fratello 11 Erinela Bitri hyri me vonesë, ditët e para të janarit, dhe mbrëmë përfundoi aventurën e saj në shtëpinë më të kontrolluar të Italisë.

Publiku zgjodhi të ishte ajo që të largohej nga shtëpia dhe të qëndronin Roberto, Biagio e Ferdinando, që ishin të emëruarit për eliminimin e mbrëmshëm.

Erinela me të hyrë në GF u lidh nga një ndjenjë miqësie që shumë shpejt u kthye në “dashuri” me një tjetër pjesëtar të shtëpisë, Davide Baroncini, që për shqiptaren bukuroshe “la” një tjetër pjesëmarrëse të GF-s. Ky fakt e vuri në qendër të vëmendjes Erinelën dhe e veçoi nga disa prej vajzave të shtëpisë. Mbrëmë Davide u shkreh në lot, por të shohim nëse, për sa kohë është brenda, nuk do të lidhet me një tjetër konkurrente.

Një nga konkurrentet, Guendalina Tavassi, edhe e ofendoi duke thënë tekstualisht: “llogarit që shqiptarët i bëjnë këto gjëra sepse janë arixhinj. E arixhinjtë në Shqipëri…janë që s’ka ku të shkojë më keq”. Kjo shprehje ndezi disi gjakrat mes shqiptarëve që – siç ndodh tashmë rëndom – krijuan në Facebook një grup me emrin “Guendalina Tavassi deve chiedere scusa a tutti gli Albanesi”.

Erinela Bitri ka lindur më 23 tetor të vitit 1986 në Berat. E ardhur me familjen në Itali përpara 20 vjetësh, Erinela ka mbaruar shkollën e mesme për specialiste në fushën e turizmit dhe punon si shitëse në Bologna. Erinela ndjek shumë modën dhe kujdeset së tepërmi për pamjen e jashtme. Nuk na mbetet veçse t’i urojmë Erinelës që muaji që qëndroi në shtëpinë e Grande Fratello-s t’i kenë sjellë vizibilitetin e nevojshëm për të hyrë në botën e televizionit e të spektaklit. Gjithnjë nëse kjo është dëshira e saj.

Mars 1991: Ikja dhe shpresa e kthimit

Themelohet partia “E Ardhme dhe Liri për Italinë”