in

Erjon Bogdani akoma pa klub

Ende nuk dihet me cilën skuadër do të luajë këtë vit sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani. As nëse do të qëndrojë në serien A apo di të zbresë në B. Cagliari e Varese në kërkim të Bogdanit

Romë, 29 gusht 2011 – Tregu i futbollit mbyllet pas dy ditësh dhe ende nuk dihet me cilën skuadër do të luajë sulmuesi shtatlartë shqiptar Erjon Bogdani.

Sipas shtypit sportiv, këto ditë të fundit të tregut së futbollit, për Bogdanin (ish futbollist i Cesenës – kontrata tashmë është zgjidhur) vazhdon të mendojë Cagliari që luan në Serinë A të kampionatit italian. Sipas Corriere dello Sport – Stadio, ai mund të jetë “dhurata” që klubi i Cagliarit mendon për tifozët e vet.

E nëse nuk arrin asnjë ofertë nga Seria A, Bogdani mund të shpresojë te Varese e Serisë B që duket e interesuar për të.

Gjithsesi, për sa kohë tregu nuk është mbyllur dhe Bogdani nuk ka firmosur, që të gjitha hamendjet mbeten të tilla. Për të njëjtin lojtar në korrik ishte folur edhe për një interesim të La Spezias (lega Pro) përveçse të Atalantës dhe Bolonjës (serie A).

 

Aksident rrugor. Humb jetën 38 vjeçari Vlashi

Acquaformosa, komuna e shpëtuar nga imigrantët