in

Është Basha kryebashkiak i Tiranës{br}Kolegji hedh poshtë ankimimin e PS-së

Pas një seance të gjatë, rreth orës 21.00, Kolegji ka deklaruar vendimin e marrë pas shqyrtimit të të gjitha materialeve shkresore të KQZ-se, që u kërkuan gjatë ditës së sotme si provë për vendimmarrjen rreth kërkesë-padisë së bërë nga Partia Socialise. Ai ka rrëzuar kërkesë padinë e PS-së. Basha bëhet kështu kryetari i ri i bashkisë së Tiranës. Kodi Zgjedhor i jep tri ditë koheë Kolegjit që të zbardhë vendimin.

Partia Socialiste kishte kërkuar nga Kolegji Zgjedhor pavlefshmërinë e vendimeve që KQZ ka marrë në datat 18 dhe 23 maj, që kanë të bëjnë me numërimin e fletëve të hedhura në kutinë e gabuar.

Kolegji Zgjedhor, i cili kishte  si relator të çështjes gjyqtarin Tom Ndreca, u mblodh rreth orës 17:00 të pasdites së sotme, për të shqyrtuar provat materiale të dorëzuara sot në Kolegj nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe më pas u tërhoq për të marrë vendimin mbi këtë çështje.  

Rreth 4 orë pas tërheqjes së trupës gjyqësore për të marrë vendimin, Kolegji Zgjedhor komunikoi vendimin për të pushuar çështjen që ka si objekt kërkesën e PS-së për të shpallur pavlefshmërinë e vendimeve të KQZ-së për rezultatin e Tiranës. 

Sipas nenit 158 të Kodit Zgjedhor, në varësi nga çështjet në shqyrtim, Kolegji Zgjedhor mund të vendoste për a) pushimin e gjykimit, b) gjykimin e çështjes në themel ose c) detyrimin e KQZ-së për të marrë vendim.
Po ky nen i Kodit Zgjedhor përcakton se pushimi i gjykimit vendoset kur Kolegji Zgjedhor konstaton se ankimi është paraqitur jashtë afateve të përcaktuara në këtë Kod, ose për mungesë kompetence. Kur Kolegji Zgjedhor vendos mungesën e kompetencës, ia dërgon çështjen organit kompetent. 

Sipas juristëve, vendimi i marrë nga Kolegji do të thotë se çështja ose nuk përmban lëndë ankimore, ose lë në fuqi vendimet e mëparshme të KQZ-së, që nënkupton rrëzimin e kërkesës ankimore.

Pas shpalljes së vendimit në një deklaratë për shtypin Basha shprehu kënaqësinë për “ vendimin e rëndësishëm të Kolegjit Zgjedhor që la në fuqi vendimin e KQZ për të numëruar çdo votë”. “Sonte jam shumë i lumtur sepse kjo betejë ka pasur një motiv, dëgjimin e zërit të qytetarëve. E gjithë kjo betejë ka qenë pikërisht për këtë, që zëri juaj të dëgjohej. Më vjen mirë që çdo votë u numërua në rregull dhe me një transparencë të admirueshme, të panjohur deri më sot. Kjo është fitorja më e madhe” ka deklaruar Basha, kryetari i ri i bashkisë së kryeqytetit.

Kolegji zgjedhor i kërkon KQZ-së tabelat përmbyllëse të KZAZ-ve

DIANA KAPO{br}“Partia ime demokratike”