in

Është imigrant, viktima e rrebeshit të sotëm në Romë

Një qytetar i Sri Lankës, 32 vjeç, i mbytur në katin gjysmë të nëndheshëm ku jetonte me familjen. “Kërkonte ndihmë nga poshtë një rrjete hekuri”

Romë, 20 tetor 2011 – Është një shtetas i Sri Lankës, 32 vjeç, e vetmja viktimë (deri më tani) e rrebeshit të madh që këtë mëngjes çoi në kaos kryeqytetin.

32-vjeçari është mbytur në një kat gjysmë të nëndheshëm të një vile në Infernetto, në rrugën Castelporziano, në periferinë jugore të Romës, ku jetonte me gruan dhe një vajzë tremuajshe, që kanë shpëtuar. Vila, ku jetojnë edhe familje të tjera srilankezësh, ndodhet në një nga zonat me më shumë përmbytje gjatë ditës së sotme.

Sipas rindërtimit të parë të fatkeqësisë, duket se burri ka mbetur i bllokuar Brenda nga shembja e një muri, e shkaktuar nga vrulli i ujit që kishte mbushur dhomën. “Kërkonte ndihmë nga një rrjetë hekuri . I zgjatëm një tub uji n mënyrë që të merrte frymë edhe nën ujë, por nuk ia dolëm” tregoi një nga personat që u përpoqën ta shpëtonin. 

Leja e qëndrimit. “I ligjshëm në Itali” edhe kush pret lëshimin apo përtëritjen

Tryezë për bashkëpunimin strategjik Shqipëri-Itali