in

Dom Ernest Simon Troshani, që preku Papën me rrëfimin e persekutimit të tij, emërohet kardinal

Mes 17 kardinalëve të rinj të emëruar nga Papà, edhe prifti shqiptar që kaloi 28 vjet të jetës në burgjet e komunizmit

Romë, 10 tetor 2016 – Papa Françesku shpalli të dielën, më 9 tetor, 17 kardinalë të rinj, ndër të cilët edhe Dom Ernest Simonin Troshanin, për dëshminë e jetës së tij të krishterë.  Ai është një nga 4 kardinalët e rinj pa të drejtë pjesëmarrjeje në konklavë për shkak të moshës (mbi 85 vjeç).

Më 21 shtator 2014 ai dëshmoi para Papa Françeskut vuajtjet e persekutimin e tij dhe të kishës shqiptare gjatë komunizmit. Mediat e gjithë botës përcollën përqafimin e përzemërt e përlotjen e Papës me priftin shqiptar.

Dom Ernest Troshani është kardinali dytë i Kishës katolike martire shqiptare, pas kardinalit dom Mikel Koliqit, i shpallur kardinal nga Papa Shën Gjon Pali II më 26 nëntor 1994.

Dom Ernest Troshani nuk ishte në dijeni për këtë emërim. Sipas radio Vatikanit, ai e mori lajmin nga televizioni derisa po ndiqte, si çdo të diel, lutjen e Engjëllit të Tënzot me Papën. Kur papritmas e dëgjoi emrin e tij, u befasua, mbeti pa fjalë. Më pas falënderoi Zotin e tha se është një emërim që nderon Kishën dhe mbarë popullit shqiptar.

Ky është një nderim dhe mirënjohje që Papa Françesku i bën Shqipërisë në prag të Lumturimit të 38 martirëve shqiptarë që do të bëhet më 5 nëntor të këtij viti në Shkodër.

Lexo edhe: Dëshmia e Dom Ernest Simoni që përloti Papën në Shqipëri

 

 

 

 

 

Come diventare Mediatore Culturale/Interculturale con Icotea

Presidenti Nishani, takim me përfaqësues të komunitetit