in

Esktradohet nga Anglia Nin Lalaj, në kërkim nga drejtësia italiane për mëse 1 vit

I dënuar dhe i arratisur që në mars 2014 nga vendbanimi në afërsi të Romës ku ishte në arrest shtëpie

 

Romë, 16 shkurt 2016 – Nin Lalaj 37 vjeç, më 11 shkurt është ekstraduar nga Anglia e është mbyllur në burgun e Vigevano-s (Pavia). Në kërkim prej marsit 2014, konsiderohet një nga krerët e organizatës kriminale që shfrytëzonte prostitucionin në veri të Italisë dhe që u shpartallua nga karabinierët me operacionet “Alba Nostra”. Në fakt me dy operacione me këtë emër që u ogranizuan në mars 2013 dhe mars 2015, u arrestuan rreth 70 vetë që administronin rreth 200 vajza.

Në 2013-tën, Nin Lalaj u identifikua si personi të cilit i duhej kërkuar leje për të lejuar prostitutat të punonin në zonat që konsideronte “të tijat”. I dënuar në shkallë të parë me 3 vjet e 6 muaj heqje lirie, në tetor 2013 u vu në arrest shtëpie në Monterotondo, në provincën e Romës. 

Nga marsi 2014 nuk u bë më i gjallë. Korrikun e vitit të shkuar në bashkëpunim me policinë angleze dhe interpolin u pikas në një qendër të vogël në veri të Londrës me emër të rremë, por nga fotografia dhe shenjat e gishtërinjve u kuptua shpejt se ishte personi që kërkohej nga drejtësia italiane. Lalaj u arrestua dhe nisi procedura e ekstradimit të tij drejt Italisë. Kjo përfundoi më 11 shkurt kur një avion e solli në Milano ku e pritën karabinierët dhe e çuan drejt e në burg.

Hetues anglezë e italianë vazhdojnë punën për zbulimin mbështetësve të mundshëm që mund të ketë pasur Lalaj gjatë një viti e gjysmë arrati.

 

 

 

Çeqet e Komunave për nënat e reja dhe familjet e mëdha. Shumat për vitin 2016

Telenovela “Nishani pret Kerry-n … te shkallët e avionit”