in

EURO 2016: Shqipëria në grup të vështirë. Beteja me Serbinë ka nisur online

U hodh në Nicë të Francës shorti për grupet për eleminatoret e kampionatit Evropian të Futbollit. Grupi i Italisë, më i thjeshtë se ai i Shqipërisë

Romë, 24 shkurt 2014 – Në Nicë të Francës u hodh të dielën shorti i grupeve për eleminatoret e kampionatit ‘EURO 2016’ që do të zhvillohet në Francë.

Shorti i ka rezervuar kombëtares shqiptare kundërshtare mjaft të forta. Shqipëria bën pjesë në grupin I me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë, Armeninë dhe Francën. Duke parë nivelin e lartë të kundërshtarëve të kuqezinjve, kualifikimi duket ëndërr e paarritshme, edhe për tifozët më të flaktë, ndaj objektivi i këtyre të fundit është mundja e Serbisë. Në rrjetet sociale që tani ka nisur “beteja” Shqipëri-Serbi, me foto e komente të postuara nga të dyja palët që vënë në dukje “superioritetin” e njërës kombëtare mbi tjetrën.

Fatmirësisht, ndeshjet me Francën do të kenë vlerën e ndeshjeve miqësore, meqë, si vendi organizator i kampionatit Evropian, është e kualifikuar për në fazën finale, pavarsisht rezultateve.

Për Italinë, në Grupin H, kualifikimi duhet të jetë relativisht i lehtë. Të kaltrit do të ndeshen me Kroacinë, Norvegjinë, Bullgarinë, Azerbajxhanin dhe Maltën për të qenë pjesëmarrës në fazën finale të EURO 2016.

Ja përbërja e grupeve eleminatore për EURO 2016:

Grupi A
Hollandë, Republika Çeke, Turqia, Lettonia, Islanda, Kazakistan

Grupi B
Bosnje-Herzegovinë, Belgjikë, Izrael, Uells, Qipro, Andorra

Grupi C
Spanja, Ukraina, Sllovakia, Bjellorusia, Maqedonia, Luksemburg

Grupi D
Gjermania, Irlanda, Polonia, Skocia, Gjeorgjia, Gjibraltari

Grupi E
Angli, Zvicër, Slloveni, Estoni, Lituani, San Marino

Grupi F
Greqia, Hungari,  Rumania, Finlanda, Irlanda e Veriut, Ishujt Far Oer

Grupi G
Rusia, Suedia, Austria, Mali i Zi, Moldavia, Lihtenshtein

Grupi H
Italia, Kroacia, Norvegjia, Bullgaria, Azerbaixhan, Malta

Grupi I
Portugalia, Danimarka, Serbia, Armenia, Shqipëria

Lexo edhe: Barazimi Shqipëri – RFGj, ndër rezultatet më të papritura të kualifikimeve evropiane

Regjistrohu në Grupin “Fuori il razzismo da Facebook”. Bashkimi bën fuqinë!

Olbia. Trafik droge nga Shqipëria në Sardenjë, 5 arrestime