in

Euro Francë 2016: Nis prenotimi i biletave

Ka nisur sot në orën 12:00 dhe do të ketë kohë deri në orën 12:00 të datës 18 janar, për të prenotuar një biletë për ndeshjet e fazës finale të kampionatit Euro 2016. Uefa ka vënë në dispozicion 800 mijë bileta për tifozët e skuadrave të kualifikuara.

Tifozët shqiptarë do të kenë 15% të biletave për ndeshjet që do të zhvillojë kombëtarja shqiptare në Grupin A të finaleve të Europianit. Kjo shifër është përcaktuar nga UEFA, e cila organizon garën më të rëndësishme të futbollit evropian.

Si paraqitet kërkesa për të prenotuar biletat

Nga ora 12:00 e ditës së sotme, tifozët kanë mundësi që të hapin një llogari në EURO2016.com (ose të përdorin atë ekzistuese nga dritarja e aplikimit të verës 2015) dhe të zgjedhin llojin dhe kategorinë e biletës, të cilat nisin nga një ndeshje e vetme dhe shkojnë deri në pajtimin për ekipin e zemrës (“Follow my team”), me të cilin mund të shohin disa ndeshje. Ekzistojnë edhe “biletat e kushtëzuara” për takimet me eliminim direkt pas fazës së grupeve.

Të gjithë aplikantët do të njoftohen për rezultatet e kërkesave të tyre maksimumi në fund të muajit shkurt 2016. Nëse prenotimi i tyre është pranuar, në pranverë 2016 UEFA do t’u nisë biletat në adresat e dhëna.

 

 

 

Futboll. Për kuqezinjtë, Euro 2016 nis me “derby”-n Shqipëri-Zvicër

Certifikatat e Gjendjes Civile do të merren edhe në Konsullatat shqiptare në Itali