in

Europarlamenti i hap rrugën hyrjes së Kroacisë në BE

Pas një jave firma e traktatit të aderimit. Kroacia do të jetë pjesë e BE-së nga 1 korriku 2013, por nevojitet edhe një referendum dhe hapa të tjerë përpara në reformën gjyqësore dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Romë, 2 dhjetor 2011 – Propozimi për të lejuar hyrjen e Kroacisë në BE, i shtruar nga relatori Hannes Swoboda (S&D, AT), është aprovuar dje në Parlamentin Europian në Bruksel me 564 vota në favor, 38 kundër dhe 32 abstenime.

Hapi i mëpasshëm do të jetë firma e traktatit të aderimit nga Kroacia dhe shtetet anëtare të BE-së, më 8 dhjetor, gjatë Këshillit të javës së ardhshme, e më pas traktati do të ratifikohet nga të gjithë 27 vendet anëtare. Aderimi në BE i Kroacisë parashikohet për në 1 korrik 2013.

Me relacionin që shoqëron propozimin, që të dy të përpiluar nga Swoboda,deputetët pranojnë përmbylljen e negociatave të aderimit dhe ftojnë Kroacinë të thërrasë një referendum për hyrjen në BE. Për më tepër, kërkojnë të votohet në favor të traktatit të aderimit, duke ftuar shtetet anëtare të përmbyllin sa më shpejt procesin e ratifikimit.

Dokumenti vë në dukje që procesi i para-aderimit do të monitorohet nga Parlamenti dhe i bën thirrje Komisionit të Zgjerimit ta informojë (Parlamentin) nëse autoritetet kroate përmbushin angazhimet e marra gjatë negociatave.

Korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar: nevojiten hapa përpara

Edhe pse njohin përgatitjet e deritanishme të Kroacisë për aderimin, deputetët ftojnë Zagrebin të përballojë sfidat e mbetura, mbi të gjitha për sa i përket reformës gjyqësore dhe luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Ata nxisin Kroacinë të intensifikojë përpjekjet për përndjekjen e krimeve të luftës, për respektimin e të gjitha urdhëresave të Gjykatës penale ndërkombëtare për ish Jugosllavinë dhe të inkurajojë kthimin e refugjatëve të luftës, kryesisht serbë.

Së fundi, deputetët ftojnë Kroacinë të vazhdojë punën për realizimin e reformave strukturore për ekonominë e saj, të stimulojë punësimin duke gjallëruar tregun e punës dhe të përshëndoshin bilancin, me qëllim që të fuqizojnë aftësitë konkurruese.

Stela Zyberaj: “Falë bursës, u lehtësoj pak barrën prindërve”

Marschall: “Korrupsioni i lartë, institucionet të dobëta”