Mbarë Europa është e paralizuar nga i ftohti dhe bora të jashtëzakonshme, që kanë shkaktuar ditët e fundit vdekjen e rreth 300 personave në të gjithë kontinentin. Viktimat më të shumta (184 persona) në Europën e Lindjes, veçanërisht në Poloni e Ukrainë
Në Poloni, ku termometri ka arritur temperaturën -22 gradë celsius gjatë natës në verilindje, të ftohtit shkaktuar 53 viktima.
Në Bosnje kanë humbur jetën 2 persona dhe kryeqyteti i vendit Sarajevo është krejtësisht i bllokuar nën një metër borë.
Në Rumani, 6 viktimat e ditës së sotme e çuan deri tani bilancin në 34 të vdekur.
Në Bullgari, vendi më i varfër i BE-së, i ftohti ka vrarë të paktën 16 persona, veçanërisht në fshatra të thellë ku mungon ngrohja.
Në Rusi, më tepër se 12.000 persona iu privua ngrohja në një fshat të vogël afër Shën Petërburgut, ku temperaturat ranë deri në -23 gradë sot.