in

Eurovision. Vazhdon ëndrra vjeneze e Elhaidës dhe Shqipërisë

Elhaida Dani, me këngës I’m alive, rendit Shqipërinë ndër 10 finalistët e parë të Eurovision 2015. Me këngës I’m alive

Romë, 19 maj 2015 – Elhaida Dani kalon me sukses provën e parë në Eurovision. Është ajo finalistja e parë  ndër dhjetë të shpallurit sot në fund të gjysmëfinales së parë të Festivalit Evropian të Këngës, Eurovision 2015 që mbahet në Vjenë.

Fituese e Festivalit të Këngës 2014, Elhaida ka përfaqësuar sonte Shqipërinë në Eurovision me këngën “I’m alive”. Me zërin e saj të fuqishëm, interpretimin e shkëlqyer ajo ka fituar votat e publikut që i kanë siguruar kështu pjesëmarrjen në mbrëmjen finale të festivalit që mbahet të shtunën më 23 maj.

“Ia arritëm. Shihemi të shtunën në finalen e madhe të ‘Eurovision'”, shkruante anglisht Elhaida në Facebook menjëherë pas shpalljes së dhjetë finalistëve. Në të njëjtin rrjet social edhe kryeministri Rama komentoi performancën e shkëlqyer të këngëtares duke shkruar: “Forca Elhaida, tanimë finalja e madhe të pret dhe gjithë shqiptarët do të jenë me ty të shtunën”.

Elhaida Dani, 22 vjeç, nga Shkodra ka fituar Star Academy Albania në vitin 2009, Top Fest në vitin 2012 , Festivalin e Këngës në RTSh vitin e shkuar.  

Ajo është bërë shumë e njohur edhe në Itali (fatkeqësisht që këtu nuk mund të votohej) me pjesëmarrjen dhe fitoren e edicionit të parë të The voice of Italy, plot dy vjet më parë.  Në skuadrën e drejtuar nga Ricardo Cocciante, me zërin e saj të fuqishëm ajo shkëlqeu, fitoi vlerësimin maksimal të jurisë dhe televotat e publikut. 

Lexo edhe: Elhaida Dani: “Krenare për Vendin tim”

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

“Una negra non può diventare avvocato”. Razzismo tra i banchi di scuola

Elhaida Dani: “Krenare për Vendin tim”