in

Exit poll-et: fitojnë edhe Rama, edhe Basha

Tiranë, 8 maj 2011 – Partia Socialiste, përmes anetarit te saj Besnik Dervishit, dha në orën 20.50 exit poll-in e saj për Tiranën. Sipas këtij sondazhi, Edi Rama është fitues i garës për bashkinë e Tiranës me 53%.

Dervishi vuri në dukje se janë pyetur 15.000 votues nga një staf personash të specializuar që nuk kanë treguar për cilën parti punojnë për të mos ndikuar njerëzit në përgjigjet e tyre.

Nga përgjigjet e dhëna del që Edi Rama ka marrë 53%, Lulzim Basha 42% kurse Hysni Milloshi 1.1%.
Dervishi bëri të ditur se në kuadër të grupimeve partiake, Aleanca për të Ardhmen kryeson me 48% kurse Aleanca për Qytetarin me 41%.

Gabimet, tha Dervishi, të këtij sondazhi të PS mund të llogariten në masën 2,5%.

Krejt i kundërt rezultati i një tjetër exit poll-i i paraqitur në Klan pak minuta më pas nga Shkëlzen Maliqi i institutit të sondazheve Gani Bobi. Sipas këtij të fundit, Edi Rama ka marrë 39,8% të votave, Lulzim Basha 58,4% dhe Hysni Milloshi 0,3%.

Maliqi thekson që 30% e të intervistuarve nuk janë përgjigjur dhe se gabimi i këtij sondazhi është i masës 16%.

KQZ: Votojnë 50,9 e zgjedhësve

Berisha dhe Rama të bindur për fitoren