in

Famullitari i arrestuar. Akuzohet edhe për abuzim me një të mitur shqiptar

Akuza të shumta për famullitarin e arrestuar në provincën e Genovas për abuzime seksuale me të miturit: festa, abuzime dhe nxitje të prostitucionit të të miturve

Romë 26 maj 2011 – Ai vetë i mohon të gjitha por të tjerë flasin për të. Kështu dom Riccardo Seppia, ish famullitar i Santo Spirito të Sestri Potente-s, i arrestuar për abuzim mbi të mitur dhe shpërndarje lëndësh narkotike, që ka mohuar gjithnjë të ketë pasur marrëdhënie seksuale me djemtë, tani akuzohet edhe për nxitje të prostitucionit të të miturve, pasi nga ç-tregon egjiptiani Mohammed, sot në moshë madhore por i mitur në epokën e ngjarjeve, ai ka qenë në shtrat me priftin bashkë me një shokun e tij shqiptar, i mitur edhe ai. Që të dy djemtë janë paguar nga ish famullitari.

Prokuroria e Genovas dhe Nas e Milanos po qartësojnë akuzën mbi bazën e deklaratave të protagonistëve të kësaj historie të tmerrshme. Deklaratat e Mohammedit nuk lënë vend për dyshime: ai pohon se ka bërë seks me priftin, dhe se njëherë në një apartament të Milanos ka sjellë me vete edhe një djalë shqiptar. Për këtë arsye është nën hetim edhe për nxitje të prostitucionit. Shqiptari dhe egjiptiani ishin kontaktuar në internet nga Emanuele Alfano, ish seminarist, mik i dom Seppias, edhe ai i arrestuar, që kishte abuzuar seksualisht me djemtë duke i paguar sepse “kështu bëhet”, u ka thënë, dhe më pas i kish kaluar numrin e telefonit të Mohammedit dom Seppias. Për këtë arsye edhe Alfano është nën hetim për nxitje dhe shfrytëzim të prostitucionit të të miturve.

Sot Alfano ndodhet në burgun Marassi të Genovas, ndërsa Seppia është çuar në seksionin e veçantë të burgut të Sanremos, larg të burgosurve të tjerë që e kanë shprehur hapur se duan ta ndëshkojnë.

Istat: “Popullsia rritet vetëm falë imigrantëve”

Serbi: Arrestohet Mladic, xhelati i Srebrenicës